Imagjinoni që shtrati juaj është...

Materialet që ju nevojiten: Asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Kur fëmijët ulen në shtrat, nxitini të mendojnë se çfarë mund të jetë ndrysh shtrati ku janë ulur. A është tren apo aeroplan? Anije me mision shpëtimi?! Ku po udhëtojnë dhe çfarë po shohin?

Ata mund të fshihen nën mbulesa dhe të shtiren për shembull që janë shtriga në shpella duke krijuar një ilaç të fshehtë. Ose ndoshta janë në piknik në mal me arushat lodra ?!

Për të shtuar argëtimin, siguroni disa lodra dhe përkrahje për t'ja jetësuar aventurën atyre! Lejoni imagjinatën tyre të zhvillohet...

Ktheni aktivitetin në lojë me hamendësime. Përderisa njëri lojtar (ose disa) është në shtrat, tjetri tenton të hamendësojë skenarin imagjinar.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Imagjinata e fëmijëve nuk ka kufi, dhe fëmijët mund të krijojnë lojëra nga pothuajse gjithçka! Pse mos ta provoni këtë aktivitet në një ditë me shi?