Imitimi

Materialet që ju nevojiten: Asnjë.    

Çfarë mund të bëni së bashku: Për këtë aktivitet, ju mund të përdorni të gjitha momentet e lira kur jeni ballë për ballë me fëmijën tuaj - të tilla si ndërrimi i pelenave etj. Tërhiqni vëmendjen e fëmijës tuaj duke pyetur "Çfarë lloj fytyre bën një...?" dhe më pas shoqërojeni me një shprehje specifike të fytyrës, për shembull si një peshk: thithni faqet tuaja dhe lëvizni buzët tuaja të shtrënguara si një peshk ose për shembull si një lepur: shtrëngoni hundën tuaj si një lepur… Mund të ketë gjithashtu shprehje të ndryshme të fytyrës - të zemëruar, të trishtuar, të frikësuar, por edhe lëvizje të kokës - si tundja e kokës, kthimi i kokës nga njëra anë në tjetrën, lëvizjet e duarve - goditja ose tundja. Prisni që fëmija juaj të shikojë veprimin tuaj mjaftueshëm dhe të përpiqet ta imitojë atë. Jini të durueshëm dhe përsëritni një lëvizje ose shprehje të fytyrës. Jepni fëmijës tuaj një udhëzim të shkurtër që ajo mund të kuptojë, "Eja, provoje ti!" ose (nëse fëmija juaj është pak më i madh), "A mund të hapësh gojën si një peshk?  Më lër të shoh! "dhe kështu ju e inkurajoni atë. Kur fëmija juaj përsërit një shprehje ose lëvizje të caktuar, gjithmonë përmendni atë që po bën ai/ajo, sepse në këtë mënyrë do të inkurajoni zhvillimin e të folurit. Gjithashtu, ju duhet të imitoni lëvizjet ose shprehjet e fëmijës tuaj dhe t'i jepni një emër atyre. 

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Ju po ndihmoni fëmijën tuaj të ndjekë udhëzime shumë të thjeshta; ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e të menduarit, zhvillimin gjuhësor dhe zhvillimin socio-emocional të fëmijës suaj.