Infeksioni i traktit urinar (ITU-të) tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël
Disa informacione rreth infeksioneve të traktit urinar (ITU-të) tek fëmijët
Infeksionet e traktit urinar (ITU) shfaqen kur bakteret që hyjnë në traktin urinar përmes uretrës ose përmes gjakut, futen në urinë dhe më pas rriten në fshikëz.
ITU-të janë mjaft të zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Rreth 4% e foshnjave preken nga ITU-të në 12 muajt e parë. Në këtë moshë, djemtë prekën më shumë nga ITU-të sesa vajzat.
Fëmijët që kanë anomali në strukturën e veshkave ose të traktit urinar kanë më shumë gjasa të preken nga ITU-të. Por nëse fëmija juaj i vogël prekët nga ITU-të, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai/ajo ka një anomali të traktit urinar.
Simptomat e infeksioneve të traktit urinar tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël
Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, simptomat e infeksioneve të traktit urinar (ITU) mund të duken si simptoma të shumë problemeve të tjera shëndetësore. Nëse fëmija juaj është prekur nga një ITU, ajo/ai mund të:
- ketë ethe të pashpjegueshme
- të irritohet dhe të qajë shumë
- të pakësojë ushqyerjen e saj/tij
- të ketë vjella
- të jetë jashtëzakonisht i/e përgjumur
- të ketë shtim të dobët në peshë
- të ketë pelenë me ngjyrë si p.sh gjak
ITU-të tek fëmijët më të rritur janë të ndryshme nga ITU-të tek foshnjat dhe të vegjlit. Nëse fëmija juaj më i madh ka një infeksion të traktit urinar, ai/ajo mund të ketë djegie gjatë urinimit, ose mund të ndjejë nevojë për të urinuar më shpesh.
A ka nevojë fëmija juaj që të vizitohet nga mjeku për infeksione të traktit urinar (ITU)?
Po. Ju duhet ta dërgoni fëmijën tuaj te mjeku ose të shkoni menjëherë në repartin e urgjencës pediatrike nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë, të pashpjegueshme ose nëse në përgjithësi nuk ndjehet mirë.
Analizat që duhen kryer për infeksionet e traktit urinar (ITU-ve)
Mjekët nuk mund të diagnostikojnë një infeksion të traktit urinar (ITU) vetëm sipas simptomave të fëmijës suaj. Ata duhet të ekzaminojnë edhe urinën e fëmijës suaj. Mjeku gjithashtu mund ta dërgojë fëmijën tuaj për një ekografi për t'u siguruar që nuk ka probleme në traktin urinar. Nëse identifikohen probleme, fëmija juaj mund të dërgohet për konsultë tek nefrologu ose mjeku i veshkave pediatër - domethënë një mjek i specializuar për problemet e veshkave në moshën fëminore.
Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar (ITU)
Foshnjave nën tre muaj zakonisht duhet tu jepet antibiotikë drejtpërdrejtë në venë për të trajtuar infeksionin e traktit urinar (UTI). Kjo do të thotë se ata/ato duhet të trajtohen në spital.
Foshnjat më të mëdha se tre muaj ndonjëherë mund të trajtohen në shtëpi me antibiotikë me administrim oral.
Parandalimi i infeksioneve të traktit urinar (ITU-të)
Ju nuk mund të parandaloni infeksionet e traktit urinar (ITU-të) tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Dhe nëse foshnja juaj ka nevojë për trajtim spitalor për një ITU, kjo mund të jetë mjaft shqetësuese. Mund tju ndihmojë që të dini se shumica e foshnjave dhe të vegjëlve i kalojnë shpejt ITU-të dhe nuk kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm.