Instrument muzikor i punuar me dorë

Materialet që ju nevojiten:  Çfarëdo që keni në dispozicion që mund të shërbejë si mbajtës, si për shembull një shishe e zbraztë dhe e pastruar, apo një pako – kuti, së bashku me gjëra të tjera me të cilat mund ta mbushni për të krijuar tinguj: brumëra (pasta) të tharë, oriz, drithëra, kopsa të vjetra, guralecë të vegjël, apo ndonjë gjë nga çanta apo xhepat tuaj, kapëse, etj. Kjo lodër përmban shumë pjesë të vogla, prandaj gjithmonë mbylleni kutinë mirë dhe kujdesuni për sigurinë e fëmijës. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Merreni kutinë plastike, pastrojeni dhe thajeni mirë. Nëse keni një objekt alternativ transparent (të tejdukshëm), atëherë përdoreni atë, në mënyrë që fëmija të mund të shoh përmbajtësit që do i vendosni brenda. Pastaj mbusheni në mënyrë që përbërësit të lëvizin dhe të gjenerojnë tinguj. Lodra juaj e punuar me dorë tani është gati.  

Jepjani fëmijës dhe inkurajojeni që të eksplorojë të gjitha karakteristikat – të vështrojë se çfarë ka brenda, si lëvizin kur e tund, ta prekë, ta shtypë, apo të dëgjojë të gjithë tingujt që i prodhon. Sa herë që fëmija juaj bën një veprim me lodrën, emërtoni qëllimin, rezultatin apo ndjenjën e tij/saj -  për shembull: “Oh, ja ku janë guralecët!” apo “Çfarë kemi këtu, kokrra të vogla orizi”, “Oh, ja si tingëllon kur e godet” apo “Të pëlqen sesi kërcet”.

Mund ta bëni këtë aktivitetet gjatë kohës së lirë, brenda në shtëpi dhe në kopsht, apo edhe në hapësira të tjera të hapura që janë të përshtatshme, gjithmonë duke pasur parasysh shëndetin dhe sigurinë e fëmijës.  

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ndihmon fëmijën tuaj të eksplorojë tinguj të ndryshëm dhe karakteristikat e lodrës duke e tundur, goditur, hedhur, si dhe duke i kushtuar vëmendje detajeve. Fëmija juaj në mënyrë aktive përdor aftësitë bruto dhe ato motorike.