Kafshimet nga shpendët dhe brejtësit e vegjël - çfarë të bëni?

Në rast të kafshimeve nga këto kafshë shtëpie, procedura e shpëlarjes së plagës është e njëjtë si në rast të kafshimit të qenit dhe maceve, ndonëse duhet të kihen parasysh disa veçori specifike.
Body

Procedura bazë 

  • Shpëlajeni plagën me ujë dhe sapun sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Nëse ka gjakderdhje, ajo duhet të ndalet.

Kafshimet e shpendëve - shënim i veçantë:

  • Nëse plaga e kafshimit të shpendit tregon shenja të infeksionit ose nëse është në një vend të ndjeshëm (p.sh. pranë syve), me siguri do të nevojitet terapi me antibiotikë.
  • Gjithashtu, nëse fëmija zhvillon simptoma të ngjashme me gripin brenda një ose dy javësh pas kafshimit, sigurohuni që ta çoni tek mjeku, sepse ai/ajo mund të jetë infektuar duke shkaktuar ethe papagalli (ornitozë apo psitakozë).

Kafshimet nga brejtësit e vegjël - shënim i veçantë:

  • Edhe pse kafshimet e brejtësve të vegjël – psh nga miu lënë plagë të gjera, kini kujdes se ato shpesh mund të jenë bartës të baktereve të ndryshme, prandaj çojeni fëmijën te mjeku nëse shfaqen shenja të infektimit të plagës (skuqje, ënjtje, qelb, temperaturë, etj.).