Kafshimi, pickimi dhe tërheqja e flokëve!
Kafshimi, pickimi dhe tërheqja e flokëve: pse foshnjat dhe fëmijët e vegjël e bëjnë atëFëmijët e vegjël mund të kafshojnë, të pickojnë ose të shkulin flokët thjesht për të provuar dhe zbuluar çfarë ndodh pas situatave të tilla. Foshnjat 6-12 muaj mund të provojnë t’ju kafshojnë, t’ju pickojnë ose t’ju tërheqin flokët vetëm për të parë reagimin tuaj dhe çfarë ndodh kur bëjnë veprimet të tilla. Por në periudhën e daljes së dhëmbëve fëmijët mund të kafshojnë, sepse ndiejnë dhembje në nofullat e tyre. Fëmijët pak më të rritur mund të kafshojnë, të pickojnë ose të shkulin flokët, për të shprehur ngazëllimin, zemërimin, gëzimin, mërzitjen ose lëndimin me veprime, se nuk i shprehin dot me fjalë. Disa fëmijë të vegjël mund të kafshojnë, të pickojnë ose t’i shkulin flokët, sepse kanë parë fëmijë të tjerë duke i bërë këto veprime, ose i kanë përjetuar nga fëmijë të tjerë. Veprime të tilla mund t’i bëjnë teksa janë duke u zënë me një fëmijë tjetër. Foshnjat: menaxhimi i kafshimit, i pickimit dhe i shkuljes së flokëveËshtë mirë t’i jepni fëmijës një përgjigje të qartë verbale kur kafshon, pickon ose shkul flokët. Për shembull, mund t’i thuash “Jo”. Hapi tjetër është t’ia hiqni dorën fëmijës nga goja, nëse po e kafshon ose po e pickon, ose nga koka, teksa shkul flokët. Nëse jeni duke e mbajtur në krahë, mund ta ulni poshtë dhe ta qetësoni. Nëse vazhdon të pickojë, të kafshojë ose t’i shkulë flokët, përgjigjuni sipas hapave që u përshkruan më lart. Nëse fëmijës tuaj janë duke i dalë dhëmbët, jepini diçka tjetër për të kafshuar, si p.sh., një lodër gome për dhëmbët (që mund të blihet në farmaci), një shami të ftohtë ose një lodër të sigurt. Nëse ka uri, jepini ushqim. Foshnjat do t’i përsërisin sjelljet me të cilat fitojnë vëmendjen e të tjerëve. Pra, sapo fëmija të shfaqë një sjellje pozitive - për shembull, duke ju dhënë një përkëdhelje – shfaqni ndaj tij/saj më shumë vëmendje. Fëmijët e vegjël: menaxhimi i kafshimit, i pickimit dhe shkulja e flokëveNjë përgjigje e qartë verbale ndaj kafshimit, pickimit dhe shkuljes së flokëve është e rëndësishme. Është, gjithashtu, mirë t’ua bëni me dije fëmijëve se si ndiheni, në mënrë që ata ta kuptojnë gjendjen tuaj. Për shembull, mund t’i thoni, “Mos kafsho. Mamit i dhemb dora kur e kafshon”. Hapat e mëtejshëm varen nga reagimi i fëmijës suaj. Nuk ka fjalë për “ndjenjat e mëdha” Vëmendja Stimulimi ose uria Nëse fëmija vazhdon të kafshojë, të pickojë ose të shkulë flokët, përpiquni t'i përgjigjeni sipas hapave të përshkruara më lart, sa herë që ndodh veprimi. Kjo do të ndihmojë fëmijën të mësojë sjelljet e duhura. Nëse fëmija juaj është tre vjeç ose më shumë, mund të mendoni t’i kërkoni të shkojë në dhomën e vet për disa minuta, kjo si pasojë e sjelljes së gabuar që ka bërë. Nëse fëmija kafshon, pickon ose shkul flokët e një fëmije tjetër Nëse fëmija juaj kafshon ose lëndon një fëmijë tjetër, qëndroni të qetë dhe menjëherë kërkojini falje fëmijës dhe prindit të tij/saj. Ju, gjithashtu, mund të thoni “Shoku yt/shoqja jote Ani po qan, sepse i dhemb vendi ku e pickove”. Pastaj, me qetësi (nëse është e mundur) largojeni fëmijën tuaj nga mjedisi nga situata. Fëmijët më të rritur: biseda për kafshimin, pickimin ose shkuljen e flokëve Me fëmijët më të rritur, mund të flisni për kafshimin, pickimin dhe tërheqjen e flokëve, kur të dy të jeni të qetë. Çelësi është pëzgjedhja e fjalëve të duhura që fëmija t'ju kuptojë. “Sot ke kaluar një kohë të vështirë, duke luajtur me Sarën. Sara u frikësua kur u përpoqe ta kafshoje pasi të mori arushin. Ti mund t’i thoje “Sara, unë dua të luaj me arushin. Luajmë bashkë?” Atëherë Sara do të luante me ty përsëri!”. Pas një incidenti të kafshimit, pickimit ose shkuljes së flokëve, ndihmojeni fëmijën tuaj të ndjehet i/e qetë përsëri, duke e përfshirë në veprimtari të tjera, si në lojën me rërë ose ujë, fryrja e flluskave, loja me brumë ose vizatimi i lirë. |