Kartolinë speciale për njerëz të veçantë

Materialet që ju nevojiten: Letër (e zakonshme ose me ngjyra), lapsa, shkumësa me ngjyra ose shënues; çdo material tjetër që mund të keni, dhe mund të përdoret për të dekoruar një kartolinë (copa fije me ngjyra për t'u ngjitur, afishe, fotografi reviste, etj.)

Çfarë mund të bëni së bashku: Bërja e një kartoline për një anëtar të familjes ose një personi tjetër të veçantë është një aktivitet që inkurajon fëmijën tuaj të fillojë të shkruajë disa shkronja të alfabetit ose të vizatojë diçka të thjeshtë. Ky aktivitet mund të ndodhë për shembull kur një shok/shoqe ka qenë i/e sëmurë.  "Le të bëjmë një kartolinë për t'i thënë Argit se shpresojmë që ai do bëhet më mirë së shpejti!"  Gjeni një vend për të punuar së bashku.  Ju mund të filloni duke pyetur fëmijën tuaj "Çfarë mendon se duhet të themi?"  Nëse fëmija juaj ka një ide, shkruajeni atë në kartolinë. Gjithashtu, mund t'i kërkoni fëmijës tuaj të shkruajë diçka.  Në këtë moshë, mund të jenë vetëm disa shkronja ose ndoshta pjesë e emrit të fëmijës tuaj.  Ju mund ta shkruani emrin e tij/saj dhe t'i sugjeroni që fëmija juaj ta kopjojë atë, ose edhe një shkronjë të emrit.  Cilido qoftë rezultati, lavdërojeni atë: “Kjo do ta bëjë Argin shumë të lumtur.  Ai do të shohë se çfarë ke shkruar!  Dëshiron që të vizatosh një pikturë për të? ”  Përshtateni këtë në nivelin e aftësive dhe interesave të fëmijës suaj.  Bëni kartolina të thjeshta mjaft shpesh, sa të bëhet një aktivitet rutinë (mund të bëni një kartolinë për të suprizuar fëmijën tuaj, gjithashtu!). 

Listat e blerjeve që bëni së bashku mund të jenë një mënyrë tjetër për të inkurajuar shkrimtarin/en tuaj fillestar/e - mund të shkruani një artikull dhe ta pyesni nëse fëmija juaj dëshiron ta shkruajë atë fjalë apo të shkruajë diçka tjetër.

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Ky është një nga shumë aktivitetet që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të fillojë të mësojë sesi të shkruajë.  Fëmija juaj po kupton se ka një qëllim për të shkruar dhe se mund t'u japë kënaqësi të tjerëve.  Dhe sigurisht, ky aktivitet inkurajon krijimtarinë e fëmijës suaj, pasi mendoni së bashku sesi ta dekoroni kartolinën në një mënyrë të bukur.