Këndimi në një gjuhë të dytë: aktivitet për fëmijët 0-6 vjeç
Këndimi në një gjuhë të dytë: pse është i mirë për fëmijët Të qenit bilingual - të kuptuarit dhe të folurit e dy gjuhëve - është në dobi të zhvillimit të fëmijëve. Këndimi është një mënyrë argëtuese për ta ndihmuar fëmijën tuaj t’i mësojë dhe t’i mbajë mend fjalët dhe strukturën e fjalive në një gjuhë të dytë. Kur fëmija juaj këndon këngë me fjalë ose refrene të përsëritura, ai/ajo praktikon shumë fjalë të reja dhe struktura fjalish. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj që t'i mbajë mend këto fjalë të reja. Këngët me rëndësi kulturore ose personale - për shembull, këngët e transmetuara ndër breza në familjen tuaj - mund të kenë kuptim shtesë për fëmijën tuaj. Çfarë ju nevojitet për të kënduar me fëmijën tuaj në një gjuhë të dytë? Zgjidhni një këngë të thjeshtë në gjuhën tuaj të dytë për ta kënduar me fëmijën tuaj. Nëse nuk dini ndonjë këngë të mirë, mund të kërkoni CD dhe DVD në bibliotekën tuaj publike, ose ta kërkoni në internet. Si të këndoni me fëmijën tuaj në një gjuhë të dytë! Këtu janë dhënë disa ide për t’ju ndihmuar që të këndoni me fëmijën tuaj:
Këndimi në një gjuhë të dytë: përshtatja për fëmijë të moshave të ndryshme! Ju mund t’i këndoni këngë në gjuhë të ndryshme foshnjes tuaj sapo të ketë lindur apo edhe më parë. Ju nuk duhet të prisni derisa ai/ajo të fillojë të flasë ose derisa të flasë rrjedhshëm një gjuhë. Fëmijët mund të mësojnë dy ose më shumë gjuhë në të njëjtën kohë. Një këngë tërheqëse mund të jetë mënyrë e mirë që fëmija juaj më i madh ta mësojë një gjuhë tjetër. Fëmija juaj mund të njohë vetëm një ose dy fjalë ose fraza, por nëse i pëlqen aq shumë do të vazhdojë të dëgjojë derisa të kuptojë më shumë. Ju mund të dëshironi t’i kontrolloni tekstet për t’u siguruar që përmbajtja është e përshtatshme.
|