Këndojmë me emocion!
Çfarë mund të bëni së bashku: Ndihmoni fëmijën tuaj që të përmirësojë aftësinë e tij/saj për të dëgjuar tingujt duke e përgatitur për përvetësimin e gjuhës me këtë aktivitet të thjeshtë. Në lindje, foshnjat mund të shohin vetëm një distancë prej 20-30 centimetra, kështu që fillimisht qëndrojini fëmijës tuaj nga përpara në këtë distancë. Tërhiqni vëmendjen e tij/saj dhe filloni t'i këndoni këngën e mëposhtme. Ju duhet ta bëni këtë duke ekzagjeruar lëvizjen e gojës dhe duke nxjerrë tingujt në mënyrë korrekte:
"Yll i vogël lart ne qiell,
duket porsi zjarr në pyll,
sipër dheut lart qëndron,
xixa, xixa, xixëllon etj."
Përsëriteni këtë aktivitet tre herë në javë, por do ishte më mirë nëse do t'i ndryshoni këngët çdo ditë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lëvizje e ekzagjeruar do ta kënaqë fëmijën tuaj, sepse në këtë moshë, foshnjat duhet të shikojnë lëvizjen e gojës dhe të gjuhës së njerëzve që u flasin, ndërsa mësojnë të flasin dhe të komunikojnë.