Këngë: 'Koka, Shpatullat, Gjunjët dhe Këmbët'!
Materialet që ju nevojiten: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Këndojini fjalët e këngës ngadalë dhe qartë, duke i inkurajuar fëmijët të prekin pjesët e ndryshme të trupit të tyre në të njëjtën kohë me fjalët:
Koka, shpatullat, gjunjët dhe këmbët, gjunjët dhe këmbët.
Koka, shpatullat, gjunjët dhe këmbët, gjunjët dhe këmbët.
Dhe sytë, veshët, goja dhe hunda.
Koka, shpatullat, gjunjët dhe këmbët, gjunjët dhe këmbët.
Fakt interesant: Kënga "Head, Shoulders, Knees and Toes (Koka, shpatullat, gjunjët dhe këmbët)" mendohet që ka ekzistuar që në vitet 1950 - por melodia e saj daton në një këngë tradicionale popullore në vitin 1883!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është i mrekullueshëm për të ndihmuar fëmijët të identifikojnë dhe emërtojnë pjesët e trupit. Kjo është gjithashtu një mënyrë argëtuese për të zhvilluar aftësitë e dëgjimit, aftësitë motorike dhe koordinimin.