Kërkesat e pa-realizueshme: çfarë të bëjmë në lidhje me to!
Pse fëmijët kanë kërkesa të pa-realizueshme?Për fëmijën tuaj, bota është plot me gjëra interesante. Në qendrat tregtare, shpesh ato janë në nivelin e syve të fëmijës suaj. Fëmijët gjithashtu ndikohen lehtë nga marketingu i zgjuar i produkteve të fëmijëve – për shembull, lodrat dhe ushqimi jo i shëndetshëm. Në fakt, mund të jetë e vështirë për fëmijët të kuptojnë se disa gjëra të bukura, të shndritshme apo të shijshme nuk janë të mira për ta ose janë një humbje parash. E gjithë kjo mund të çojë në kërkesa të tilla – “A mund të marr një lëpirëse?”, “Unë e dua këtë lodër!”, “Të lutem, të lutem, të lutem!” Kërkesat e pa-realizueshme mund t’ju lodhin. Madje mund t’ju vënë edhe në situata të sikletshme, për shembull: “Pse nuk mund ta blejmë këtë lodër?” Mund të jetë e vështirë të thuash jo kur e di se blerja e saj do t’i sjellë fëmijës kënaqësi të çastit – ose do të të sjellë lehtësim të menjëhershëm nga kërkesat e përsëritura, rënkimet ose nervozizmi. Por nëse dorëzohesh, fëmija yt mëson se kërkesat e pa-realizueshme kanë efekt. Dhe kjo do të thotë se ai/ajo do të vazhdojë me kërkesa të tilla. Të kërkosh gjëra nuk është gjithmonë e mërzitshme. Gjithashtu, mënyra se si u përgjigjesh kërkesave të fëmijëve u jep mësime të rëndësishme se si të ndikojnë, negociojnë dhe komunikojnë. Reduktimi i kërkesave të pa-realizueshmeJu mund të ndërmerrni hapa që në radhë të parë, të zvogëloni shfaqjen e kërkesave të pa-realizueshme:
Një mënyrë e mirë për ta reduktuar reklamimin në internet ose në aplikacione është duke zgjedhur lojërat, aplikacionet dhe filmat për fëmijë pa reklama. Ndonjëherë mund t’ju duhet të paguani pak më shumë për versionin pa reklama të një aplikacioni por kjo mund t’ia vlejë. Trajtimi i kërkesave të pa-realizueshmeNëse fëmija bën kërkesa që nuk mund t'ia plotësoni ose përpiqet t’ju detyrojë të blini gjëra, duke rënkuar, kërkuar ose kërcënuar, atëherë mund të provoni si më poshtë:
Rrini të qetë kur fëmijët bëjnë kërkesa të pa-realizueshme Kërkesat e pa-realizueshme mund të jenë frustruese dhe bezdisëse. Nëse mendon se kërkesat e tilla po bëhen më sfiduese, ky ushtrim mund të të ndihmojë:
Ato 10 sekonda shtesë janë shpesh të mjaftueshme për të të qetësuar. Kërkesat e pa-realizueshme mund të jenë veçanërisht stresuese kur sjellin një acarim në një vend publik. Mos u tundo të dorëzohesh, sepse ka të huaj që shikojnë. Qëndroni të qetë dhe harroni kush po ju vëzhgon. Ka të ngjarë që shumica të jenë duke shikuar me empati dhe se ndoshta edhe ata e kanë kaluar këtë fazë!
|