Koha e qëndrimit shtrirë me bark!
Çfarë mund të bëni së bashku: Ky ushtrim mund të bëhet në ditët e para të lindjes së fëmijës suaj.
Shtrijeni fëmijën tuaj barkas me kokën e tij/saj përballë jush. Nëse foshnja është e vogël mund ta mbani ju; në fillim mbështeteni kokën e foshnjes në gjoksin tuaj dhe mbani parasysh t'i ndërroni kokën herë pas here për të parandaluar që koka e saj/tij të shtrihet në njërën anë për një kohë të gjatë. Pasi fëmija juaj arrin të mbajë kokën lart, ju mund të shtriheni me të në dysheme, duke e inkurajuar atë që të përdorë bërrylat për të ngritur kokën. Jepni një mbështetje të butë për barkun dhe krahët e tij/saj, në mënyrë që fëmija juaj të jetë rehat. Ju mund t'i vendosni lodrat në dysheme rreth tij/saj në mënyrë që ai/ajo t'i shohë ato.
Në fillim, fëmija juaj mund të mos e pëlqejë këtë pozicion, por kohëzgjatja për të cilën ai/ajo kryen veprimin do të rritet me përfundimin e rregullt të ushtrimit.
Koha e pozicionuar shtrirë me bark, kryesisht ndihmon në zhvillimin e:
- Zvarritjes
- Balancimin dhe koordinimin
- Koordinimi sy-dorë
- Përqendrimin
- Vetëbesimin dhe pavarësinë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë muskuj të fortë të barkut që do ta lejojnë atë të ulet, të qëndrojë dhe përfundimisht të ecë, të kontrollojë peshën vetëm me këmbët e tij/saj, si dhe të gjurmojë objektet me sytë e tij/saj.