Ku është Kukulla?

Materialet që ju nevojiten:  batanije e butë; kukull apo marionetë.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Për të filluar këtë aktivitet, duhet të gjesh një vend ku ju dhe fëmija juaj mund të ndiheni rehat. Vendose batanijen në një sipërfaqe të sheshtë. 

Vendoseni fëmijën në batanije, të shtrirë në shpinë dhe për të tërhequr vëmendjen e tyre, thoni: "Unë kam një surprizë!". Mbaje kukullën në dorë dhe fshihe atë pas shpinës tuaj.  

Nxirreni kukullën nga mbrapa shpinës dhe thuaj: "Përshëndetje, (emrin e fëmijës tënd)!" pastaj fshihe përsëri kukullën. 

Vazhdoni me lojën derisa fëmija të fillojë të parashikojë se kukulla do të jetë në një vend të caktuar. Përpiquni të nxirrni kukullën nga vende të ndryshme, për shembull, mund ta fshehni poshtë krahut tuaj etj. Gjithmonë vendoseni kukullën para fëmijës në mënyrë që të tërhiqni vëmendjen e tij/saj. Tani është radha e fëmijës. Lëreni atë që të luajë me kukullën dhe vëreni nëse ai/ajo do përpiqet t'ju imitojë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do të ndihmojë fëmijën në zhvillimin e vëmendjes dhe do të stimulojë lidhjet nervore dhe perceptimin vizual kur parashikon kohën dhe vendin që është fshehur kukulla.