Kujdesi për dadot apo kujdestarët e fëmijës

Ngaqë kujdesi i duhur nxitet nga  ndjenjat dhe motivet, problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë te prindërit dhe te kujdestarët e fëmijës. Kujdesi kërkon vëmendje për nevojat fizike, mendore dhe socio-emocionale të atyre që kujdesen për to.
Body

Ndërkohë që prindërimi dhe kujdesi për fëmijë mund të jenë në vetvete stresues, strese të tilla mund të rëndohen nga përgjegjësitë profesionale dhe ato shtëpiake. Është e rëndësishme për kujdestarët dhe familjen që të sigurohen se janë në gjendje të balancojnë përgjegjësitë e tjera me përkujdesin e fëmijëve duke ju siguruar atyre mbrojtje dhe kujdes të përshtatshëm. Të gjitha format e dhunës në shtëpi duhet të parandalohen pasi ato krijojnë një mjedis që ndikon psikologjikisht në zhvillimin dhe mirëqenien e një fëmije. Gjithashtu, është e rëndësishme që prindërit dhe kujdestarët të punojnë me punëdhënës (qendra punësimi) që kanë politika miqësore për familjen, si dhe mbështesin punën e ekuilibruar dhe të qëndrueshme dhe jetën familjare.

Këshilla për prindërit:

  • Para lindjes së fëmijës, diskutoni dhe merrni vendime të përbashkëta dhe të barabarta me partnerin tuaj sesi përgjegjësitë në shtëpi (dhe potencialisht në punë) do të ndryshojnë pas ardhjes së fëmijës tuaj.
  • Merrni kohë për t'u kujdesur për veten; partnerët (dhe anëtarët e tjerë të familjes) duhet ta mbështesin këtë dhe të ndërhyjnë për të ndihmuar që kjo të bëhet e mundur për kujdestarët e fëmijës (ose dado).
  • Kujdestarët meshkuj dhe femra inkurajohen që të ndajnë në mënyrë të barabartë kujdesin dhe përgjegjësitë familjare. Kujdestarët meshkuj dhe femra duhet të marrin pjesë në veprimtaritë shtëpiake tradicionalisht të lidhura me gjininë e kundërt.
  • Kujdestarët duhet të inkurajohen të marrin pjesë në grupet prindërore, trajnimin e prindërve dhe të kërkojnë mbështetje psikosociale kur është e nevojshme.
  • Punëdhënësit si dhe qeveritë kombëtare inkurajohen që të nxisin politika miqësore familjare në vendet e tyre të punës.
  • Të gjitha format e dhunës në shtëpi duhet të parandalohen dhe të raportohen; kujdestarët duhet të inkurajohen që të kërkojnë ndihmë profesionale sipas nevojës.
  • Kujdesuni për mirëqënien mendore dhe emocionale, si dhe merrni kohë për t'u kujdesur për veten, për shembull, me ushtrime fizike ose mund të kaloni kohë me miqtë, etj.