Kujdesi për të tjerët

Materialet që ju nevojiten: Dy kukulla ose kafshë pellushi; një batanije, xhaketë ose pallto; një shishe ose filxhan.

Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të luani, duhet të përgatisni vendin për të bërë këtë aktivitet, mundësisht një vend të qetë dhe pa shpërqëndrime.

Mbajeni një kukull në krahët tuaj dhe merrni një tjetër për fëmijën tuaj. Tregoni atij/saj mënyrën e duhur sesi të përqafojë butësisht kukullën dhe sesi ta mbajë atë në krahë. Ju mund të thoni, “Shikoni, ai është i lodhur” ose “Unë të dua” ndërsa përqafon kukullën. Ftoni fëmijën tuaj që të bëjë të njëjtën gjë me kukullën e tij/saj.

Ju gjithashtu mund ta ushqeni kukullën me një filxhan ose shishe. Kur të mbaroni demonstrimin sesi ushqehet kukulla,  kalojani shishen edhe fëmijës suaj që të bëjë të njëjtën gjë me kukullën e saj/tij. Tregojini atij/asaj se: “Ai ka shumë ftohtë”, dhe mbuloni kukullën me batanije. Batanijen tjetër jepjani fëmijës tuaj që të mbulojë kukullën e tij/saj dhe butësisht në të njëjtën kohë me ju, mund të vendosni kukullën në gjumë.

Ju mund të përsërisni veprime të ndryshme, gjithmonë duke ftuar edhe fëmijën që të bëjë të njëjtën gjë. Përsëriteni aktivitetin disa herë për të përforcuar aftësitë. Pak nga pak, fëmija do fillojë që të mendojë edhe mënyra të reja për t'u kujdesur për kukullën e tij/saj. Gjithashtu, me këtë aktivitet fëmija juaj do mësojë respektin për kafshët në përgjithësi, si dhe kafshët shtëpiake nëse i mbani në shtëpi.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet të bukur, i fëmija juaj do të zhvillojë aftësinë për t'iu përgjigjur emocioneve të të tjerëve, si dhe aftësinë për të qenë i/e sjellshëm/e me njerëzit e tjerë. Fëmija juaj po përgatitet për ndërveprimet e ardhshme sociale duke komunikuar me veprime.