Kur është koha për jastëkun e parë?

Dihet që foshnjat nuk përdorin jastëk; mjafton që foshnjës t'i vendosni një copë pëlhure ose një këllëf të zbrazët poshtë kokës. Shumë foshnje vjellin, kështu që roli i këtij jastëku të improvizuar është në fakt vetëm mbrojtja e shtratit (çarçafët) e foshnjës.
Body

Jastëku i parë

Jastëku i parë mund të përdoret rreth moshës një vjeçare. Më poshtë, gjeni disa rekomandime:

  • Jastëku duhet të jetë i hollë, për të shmangur pozicionin e gabuar të shtyllës kurrizore.
  • Zona e jastëkut duhet të jetë mjaft e madhe për të shmangur rrëshqitjen e kokës së fëmijës nga jastëku kur ndërron krahun.
  • Jastëku shërben për të mbushur hapësirën ndërmjet shpatullave dhe kokës kur fëmija fle në anën e tij/saj ose për të mbushur hapësirën ndërmjet shtyllës kurrizore cervikale, zverkut dhe shpinës.
  • Rekomandohen jastëkë me trashësi mesatare, nga 10 deri në 15 centimetra. Standardet ndryshojnë në varësi të vendit; standardi në vendin tonë është madhësia e jastëkut 50 × 80 centimetra.
  • Në periudhën nga mosha një vjeçare deri në moshën pesë vjeçare, fëmijët rriten dhe zhvillohen intensivisht; më pas mund të përdoret një jastëk pak më i trashë.
  • Fëmijët nuk kanë nevojë për jastëkë anatomikë.
  • Rekomandohet përdorimi i jastëkëve nga materiale moderne anti-alergjike, larja e tyre herë pas here dhe ndërrimi i tyre çdo vit.
  • Nëse fëmija nuk dëshiron të përdorë jastëkun, nuk është komfort me të, e largon atë nga koka e tij/saj, nuk ka nevojë që të insistoni për përdorimin e tij.