Le të bëjmë Flluska

Materialet që ju nevojiten: Batanije, flluska sapuni. Ju gjithashtu mund të bëni flluska në shtëpi me ujë, sapun, detergjent lavanderie ose lëng për larjen e enëve; tel ose shirit; enë e thellë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Për të bërë këtë aktivitet, së pari duhet të përgatisni flluskat tuaja. Nëse nuk keni flluska në shtëpi, mund të bëni disa. Ju mund të përzieni një filxhan ujë me gjysmë filxhani sapun ose detergjent në enën e thellë, dhe kaq. Teli ose shiriti do t'ju ndihmojë të bëni një "formë" dhe ta përdorni atë për të fryrë flluska përmes saj.

Tani mund ta filloni. Shtrijeni fëmiujën tuaj në shpinë në një sipërfaqe të butë, si krevatin e tij/saj. Tani bisedoni me të  duke i tërhequr vëmendjen e tij/saj. Kur të keni vëmendjen e tij/saj, ju mund të filloni të fryni flluska nga lart. Gjithmonë përpiquni të tërheqni vëmendjen e fëmijës tuaj tek flluskat. Ngadalë ai/ajo do të fillojë të shohë disa dhe do ta drejtojë shikimin e tij/saj në vendin kur ato bien.

Fëmija juaj do të dojë që të shikojë flluska. Ju mund të recitoni poezinë e mëposhtme dhe t'i jepni pak ritëm në kohën e aktivitetit:

Mbush shkopin

Butësisht fryj

Tani do të shikosh

Flluskat rriten ...

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj do të përjetojë një moment të këndshëm dhe argëtues duke parë dhe ndjekur objektet në lëvizje me sytë e tij/saj, duke stimuluar kureshtjen dhe entuziazmin e tyre për të eksploruar botën përreth.