Le të bëjmë një shëtitje

Materialet që ju nevojiten: Dy batanije me material të butë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Vendosni dy batanije, sipër njëra-tjetrës në mënyrë që fëmija juaj të ketë më shumë mbështetje dhe butësi në anën e pasme. Nëse keni gati dy batanije, vendosjani fëmijës në shpinën e tij. Për të filluar aktivitetin, sigurohuni që nuk ka pengesa në rrugë.

Merrni skajet e batanijeve dhe filloni të zvarrisni fëmijën tuaj përreth hapësirës së dhomës. Gjatë aktivitetit, unë ju rekomandoj që të flisni me fëmijën dhe ta pyesni atë: Çfarë shihni në dhomë? Shikoni në tavan. Çfarë ka atje lart? A i shihni këto lodra, të kujt janë ato? Mendoni për pyetje ose deklarata të tjera që stimulojnë gjuhën dhe lëvizjet e fëmijës suaj.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo do të ndihmojë fëmijën tuaj në zhvillimin gjuhësor të tij/saj. Mundohuni të mbani ekuilibrin brenda në batanije për të zhvilluar forcën, ekuilibrin, dhe inkurajoni atë që të lëvizë më shumë