Le të luajmë me kuba

Materiale që ju nevojiten: Kube druri dhe plastike ose lodra të vogla; një enë e madhe.

Çfarë mund të bëni së bashku: Për të kryer këtë aktivitet, duhet ta vendosni foshnjën në një tapet ose në dysheme, dhe të vendosi tre kubë me një enë para foshnjës.

Duhet të jeni të kujdesshëm që foshnja juaj të shikojë se çfarë po bëni. Tregojini asaj/atij sesi të marrë një kub dhe ta vendosë brenda kutisë; pra tregojani dhe shpjegoni asaj/atij sesi ta bëjë këtë.

Në fund, hiqni kubat dhe kërkoji foshnjës tuaj të bëjë të njëjtën gjë, duke treguar brendësinë e enës me gishtin tregues. Demonstrimi mund të përsëritet sa herë të jetë e nevojshme, derisa foshnja juaj të kuptojë sesi mund ta bëjë atë. Përgëzoni atë për çdo përpjekje.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Vetëm duke manipuluar me kubat, muskujt e duarve fillojnë të aktivizohen dhe njëkohësisht të vënë në praktikë saktësinë dhe koordinimin e lëvizjeve të tyre me duart dhe gishtat. Kjo është një aftësi e nevojshme për të filluar zvarritjen dhe për të arritur pozicionin e saktë të shkrimit kur të vijë koha.