Lëndimet e fëmijëve në trafik - çfarë të bëni

Eshtë shumë e rëndësishme që në këto situata të qëndroni të qetë dhe nën kontroll, dhe t'i ofroni ndihmë dhe mbrojtje fëmijës në mënyrë profesionale. Eshtë e rëndësishme të mbani kontakt dhe komunikim me fëmijën, ta siguroni se është i mbrojtur dhe se ndihma po vjen.
Body
  • Vendosni kontroll mbi vendin e ngjarjes derisa të arrijë ambulanca.
  • Largoni të gjithë njerëzit që po pengojnë dhënien e ndihmës (personat nën ndikimin e alkoolit, personat në panik).
  • Vlerësoni sigurinë e vendit. Nëse ekziston rrezik për fëmijën, çojeni atë në një vend të sigurt. 
  • Disa njerëz janë të nevojshëm për të lëvizur një fëmijë në mënyrë të sigurt, për shkak të mundësisë së dëmtimit të shtyllës kurrizore.
  • Në çdo fëmijë të dëmtuar rëndë, duhet të supozohet se edhe shtylla kurrizore është e dëmtuar. Lëndimet e mundshme të shtyllës kurrizore tregohen nga: dhimbja e shpinës në pushim ose gjatë lëvizjeve, deformimi dhe enjtja e dukshme, lëvizshmëria e vështirë e qafës ose shpinës, paraliza, mpirje, ndjenja e “shpimit”.
  • Telefononi ambulancën në numrin 127.
  • Mbajeni fëmijën në të njëjtin pozicion.
  • Mbulojeni atë me një batanije ose rroba të lehta.
  • Derisa të arrijë ndihma, mbajeni dorën e fëmijës dhe flisni me të me një ton qetësues.

 Çfarë nuk duhet të bëni?

Mos e lëvizni fëmijën nëse ai/ajo nuk është në një vend të rrezikshëm.