Lëreni fëmijën tuaj që të drejtojë në lojë
Materiale që ju nevojiten: Çfarëdo gjëje që fëmija juaj tregon interes në moment.
Çfarë mund të bëni së bashku: Gjithçka që duhet të bëni është të ndiqni se çfarë fëmija juaj është i interesuar në atë moment. Ajo mund të jetë një lodër ose diçka në mjedis si një zog, një lodër zjarrëfikëse, ushqim ose ndonjë objekt tjetër në mjedis.
Filloni duke vënë re se çfarë tërheq vëmendjen e fëmijës suaj. Mund të jetë diçka me të cilën mund të luash si një top, një lëvizje apo për shembull si të kërcesh nëpër pellgje uji. Emëro këtë objekt ose veprim! "Aaaa ti e more topin!" Pyesni fëmijën sesi mund të bashkohesh dhe pastaj përfshihu në një mënyrë të pranueshme për të. Nëse fëmija të hedh topin, mund t'ia ktheni sërish. Përqendrohuni te vetë aktiviteti, dhe jo te rezultati. Mos u shqetësoni nëse aktiviteti ka përfunduar ose «nëse është bërë siç duhet». Mos ndërprisni lojën e fëmijës ose të ndryshoni mënyrën sesi luhet natyrshëm loja sipas idesë së tij/saj . Nëse është i/e sigurt, lejoji ta menaxhojnë lojën ndërsa ju pranoni plotësisht drejtimin e fëmijës. Është mirë të pyesni ose të komentoni se çfarë po bëni të dy - për shembull, "Ishte një top i shpejtë, e hodha! Ju e morët atë shumë shpejt." Jepi kohë fëmijës që të përgjigjet.
Nëse fëmija juaj e ndryshon lojën në diçka të re, le të vazhdojë t'a drejtojë atë. Për shembull, nëse ai/ajo ndalon së rrotulluari topin dhe fillon të luajë me shkopinj, kaloni dhe ju në një lojë me shkopinj duke e përmendur këtë veprim dhe duke e komentuar atë.
Ju mund ta përdorni këtë aktivitet praktikisht në çdo situatë të jetës - gjatë lojës dhe kohës së lirë, por edhe gjatë rutinave të përditshme - për shembull, kur përgatisni ushqim në shtëpi ose në kohën e larjes së fëmijës ("Oh, unë e shoh që po i jep makinës rreth tavolinës. Zuuum, zuuum!")
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj propozon të drejtojë lojëra "bëjmë sikur" dhe këto aktivitete zhvillojnë mendimin krijues të fëmijës tuaj si dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu, fëmija mëson të komunikojë dhe të arsyetojë.