Leximi me foshnjën tuaj

Materialet që ju nevojiten:  Një libër për fëmijë (i bërë me rroba ose me një kapak të fortë, fotografi me ngjyra të ndezura dhe elemente të prekshëm). Nëse nuk keni një të tillë, mund të përdorni letër të thjeshtë të palosur në gjysmë, në të cilën mund të vizatoni disa fotografi ose forma me ngjyra të ndezura.

Çfarë mund të bëni së bashku: Vendoseni fëmijën në prehër në mënyrë që të mund të shikoni librin së bashku, por gjithashtu duhet të jeni në gjendje të shihni fytyrën e fëmijës tuaj. Vendoseni librin në mënyrë që të dy ta shihni dhe pastaj ta lexoni! Ju mund të përshkruani atë që është në foto ose të tregoni një histori për të, të drejtoni gishtin drejt fotove dhe t'i emëroni ato. Përdorni fjali të shkurtra dhe të thjeshta. Ndryshoni tonin e zërit tuaj, jini të qetë, pastaj befasohuni…

Lëreni fëmijën tuaj të shohë shprehjet tuaja të fytyrës, dhe ju vëzhgoni reagimet e tij/saj dhe përmendni ato që shihni se i pëlqen ose nuk i pëlqen. Lejoni që ai/ajo të prekë librin, ta vendosë në gojën e tij/saj (nëse është i sigurt) dhe ta eksplorojë atë në mënyra të tjera. Nëse foshnja lëshon një tingull gjatë leximit, lejo që ai/ajo të "lexojë" gjithashtu. Dëgjojeni atë dhe përgjigjuni duke përsëritur tingujt e saj, duke bërë pyetje dhe duke e lavdëruar atë. Kur vini re se fëmija juaj nuk është më i interesuar - ai/ajo shikon larg ose proteston në një mënyrë tjetër - me durim prisni që vëmendja e tij/saj të kthehet te libri dhe të vazhdojë. Nëse libri nuk është më interesant për të, kthehuni tek ai/ajo më vonë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Leximi dhe shikimi i librave së bashku është i rëndësishëm për aftësitë komunikuese dhe zhvillimin e gjuhës së foshnjës suaj.