Libra, media dhe reklamat - Perspektiva gjinore

Shumica e përmbajtjes në libra, media dhe reklamat për fëmijë duke përfshirë edhe tekstet shkollore përjetësojnë stereotipet dhe rolet diskriminuese gjinore. Prandaj, në mënyrë të pavetëdijshme fëmijët fillojnë të marrin rolet, sjelljet dhe pritshmëritë e lidhura me gjininë e tyre në një moshë ku nuk janë ende në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike.
Body

Shumica e përmbajtjes në libra, media dhe reklamat për fëmijë duke përfshirë tekstet shkollore, përjetësojnë stereotipet dhe rolet diskriminuese gjinore. Për shembull, dëgjimi i përsëritur i tregimeve të princave që shpëtojnë princeshat, i nxit fëmijët të lidhin disa tipare me gjininë me të cilat identifikohen. Prandaj, në mënyrë të pavetëdijshme fëmijët fillojnë të modelojnë rolet, sjelljet dhe pritshmëritë e lidhura me gjininë e tyre në një moshë ku nuk janë ende në gjendje të përpunojnë informacionin në mënyrë kritike. Kjo çon në zhvillimin e paragjykimeve të nënkuptuara gjinore dhe në perjetimin e strukturës së pabarabartë të pushtetit brenda shoqërive. E njëjta çështje vërehet në media të të gjitha llojeve, duke përfshirë reklamat që synojnë fëmijët. Për më tepër, me përdorimin në rritje të rrjeteve sociale nga fëmijët e vegjël, sfidat po rriten ndaj abuzimit të fëmijëve në internet.

Këshilla për prindërit:

  • Kërkoni në mënyrë aktive libra dhe media që janë neutrale në aspektin gjinor ose fuqizuese për të gjitha gjinitë dhe përfshirëse në përfaqësim; shmangni historitë tradicionale dhe stereotipike që inkurajojnë patriarkalitetin.
  • Inkurajoni fëmijët të angazhohen me libra dhe media tradicionalisht të lidhura me gjininë e kundërt.
  • Prindërit dhe kujdestarët duhet të modelojnë shprehi pozitive dhe të shëndetshme të përdorimit të teknologjisë dixhitale, ndërsa kufizojnë përdorimin nga fëmijët dhe mbeten vigjilentë ndaj shenjave të abuzimit online.
  • Shkollat duhet të inkurajohen që të rishikojnë tekstet shkollore për të siguruar përfaqësim të barabartë gjinor dhe gjithëpërfshirës.