Loja e orës!

Materialet që ju nevojiten: një batanije ose peshqir i butë; lodra të madhësive të ndryshme.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të filloni aktivitetin, duhet të përgatisni një mjedis të rehatshëm për të luajtur. 

Vendosni një batanije ose peshqir në dysheme dhe rregulloni lodrat në formë rrethi. Vendoseni foshnjën tuaj të shtrirë barkazi në mes të rrethit dhe lëreni që të eksplorojë secilën nga lodrat në rreth. 

Nëse ka nevojë për mbështetje, ju mund ta ndihmoni atë që të zvarritet në batanije. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet e lejon fëmijën që të vëzhgojë dhe të njohë objektet që janë rreth tij/saj.