Loja me kapele!
Materialet që ju nevojiten: kapele të ndryshme; shami koke; sipërfaqe e butë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Një fëmijë një muajsh mund të shohë objekte dhe fytyra deri në 90 centimetra larg. Interesi i tij/saj primar është që të eksplorojë dhe njohë botën përreth. Me këtë aktivitet, fëmija juaj do të praktikojë njohjen e fytyrave të njohura.
Para se të filloni, duhet të përgatisni vendin ku do të luani dhe të gjitha materialet që do të përdorni.
Fillimisht duhet ta vendosni fëmijën në një karrige ose ta shtrini në një sipërfaqe të butë.
Më pas, zgjidhni kapele të ndryshme për të veshur, por përpara se të vendosni kapelën, shikoni fëmijën tuaj dhe përpiquni t'i tërhiqni vëmendjen. Disa fjalë dashurie ose një këngë janë një mënyrë e përsosur për ta bërë këtë. Tani që keni vëmendjen e tij/saj, është koha të vendosni kapelën tuaj.
Ndërsa provoni kapele të ndryshme, mund të thoni:
Kapele, kapele (tund kokën përpara dhe mbrapa)
(mami, babi, emri i një personi tjetër të njohur) ka një kapelë.
(mami, babi, emri i një personi tjetër të njohur) pëlqen kur (emri i foshnjës)
vendos kapelen.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë argëtuese do ta ndihmojë fëmijën tuaj që të njohë fytyrën tuaj, të stimulojë shikimin dhe ta motivojë atë në eksplorimin e mjedisit.