Loja me topa!

Materialet që ju nevojiten: topa të madhësive të ndryshme.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të filloni aktivitetin, përgatitni hapësirën ku do të luani. Vendoseni fëmijën tuaj në një pozicion të rehatshëm përpara jush. Mund ta ulni fëmijën në një karrige për fëmijë ose në dysheme mbi një batanije të butë.

Vendosi fëmijës përpara dy topa, dhe tregoja ato një nga një. Lëreni që t'i prekë dhe të familjarizohet me to. Pastaj jepi një top në njërën dorë dhe tregoji se si ta lëvizë nga njëra dorë në tjetrën. Më pas, lëreni fëmijën që të marrë vetë topin dhe të bëjë të njëjtin veprim. 

Nëse nuk keni një top, mund të përdorni lodra të tjera. Mos harroni se mund të ndodhë që fëmijët të marrin lodrat dhe t'i fusin në gojë, prandaj duhet që të përdorni vetëm objekte të pastra.

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Me këtë aktivitet, ju do ta ndihmoni fëmijën që të arrijë t'i lëvizë me butësi dhe me qëllim lodrat nga njëra dorë në tjetrën.