Loja 'Pedrina'!
Materialet që ju nevojiten: guralecë/gurë të vegjël dhe një objekt i sigurt për t'u hedhur lart dhe për të rënë sërish në tokë pa u dëmtuar, si p.sh. një pako me fasule ose top tenisi.
Çfarë mund të bëni së bashku: Nxitini fëmijët tuaj të mbledhin disa guraleca të vegjël, në një ambient të hapur ose në natyrë. Më pas ndihmojini ata të heqin dheun dhe të krijojnë në tokë një sipërfaqe të sheshtë në formë rrethi, dhe sipër saj të vendosin në mënyrë rastësore guralecat e mbledhur. Qëllimi i lojës është që të hidhet pakoja me fasule lart në ajër (ose topi i tenisit) dhe përpara se të bie sërish në tokë, fëmijët të kenë arritur që të heqin të gjithë guralecat nga rrethi apo hapësira që krijuan. A janë aq të shpejtë ata sa të mundin shpejtësinë e topit ose të pakos?!
Nëse nuk jeni në gjendje të krijoni në tokë një hapësirë për lojën tuaj, vizatoni një rreth duke përdorur shkumës - ose përdorni rrathë loje!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Pedrina është një lojë popullore për fëmijë e krijuar në Afrikë. Fëmijët do të argëtohen shumë teksa vënë në provë shpejtësinë, koordinimin dhe shkathtësinë e tyre.