Loja për përgatitjen e ushqimit
Materialet që ju nevojiten: Tema e aktivitetit mund të jetë për shembull përgatitja e ushqimit. Materialet mund të jenë të ndryshme në varësi të lojës që do zhvilloni.
Disa enë, gota dhe lugë që nuk thyhen; vende dhe objekte të cilat fëmija juaj mund të përdorë për lojën "bëjmë sikur", si dhe frigorifer ose furrë (mund të jetë një kuti kartoni apo një tavolinë); sende që fëmija juaj mund të përdor si tigan gatimi apo enë kuzhine (të sigurta dhe të vogla; që nuk duhet patjetër të duken saktësisht sikurse ato që fëmija pretendon të jenë).
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë gjasat janë që fëmija juaj luan shpesh “lojëra imagjinare”. Ky aktivitet është një shembull i mënyrës sesi mund të inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë lojën pak më komplekse dhe të përfshijë edhe të tjerët. Në një kohë të qetë, vendosni materialet për lojë dhe thoni: “Ndoshta do të ishte argëtuese të gatuajmë një ushqim – a do të pëlqente kjo gjë? Shiko, këtu kemi [etj, etj.]. Çfarë mendon të përgatisësh? Vazhdoni bisedën për ushqimin që do gatuani si dhe ofroni sende të tjera që mund të përdorni.
Më pas mund t`i thoni, “unë (babi apo motra e madhe) mund të jemi ndihmësit tuaj. Si mund të të ndihmoj?” apo anëtarët e tjerë të familjes mund të ulen dhe të sillen sikur po hanë ushqimin e përgatitur.
Ky dhe skenarë të tjerë imagjinative mund të luhen shumë shpesh.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Aftësitë e të menduarit të fëmijës suaj zhvillohen kur ai/ajo sillet apo pretendon që (për shembull) një kuti mund të jetë një furrë, apo që një top i vogël është vezë. Përfshirja e të tjerëve në lojë, qoftë anëtar të familjes apo fëmijë të tjerë, forcon kompetencat sociale dhe aftësitë për bashkëpunim të fëmijës tuaj.