Loja "u zhduk"!
Materialet që ju nevojiten: lodra të buta shumëngjyrëshe, një kuti, një batanije, një peshqir ose një copë leckë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Ndihmoni fëmijën tuaj të eksplorojë botën e tij/saj të re me këtë lojë argëtuese.
Përpara se të filloni, përgatitni hapësirën tuaj dhe objektet që do të përdorni. Gjeni lodra të buta me shumë ngjyra dhe vendosini në një kuti në mënyrë që t'i fshihen fëmijës suaj.
Vendoseni fëmijën tuaj në një karrige për fëmijë ose shtrijeni atë para jush. Tani fillon argëtimi! Nxirrni një lodër nga kutia dhe tregojani fëmijës tuaj. Mbajeni afër fytyrës dhe flisni me fëmijën tuaj për të tërhequr vëmendjen e tij/saj. Ndërsa shikoni lodrën, mbulojeni me një copë leckë. Pastaj thoni: "U zhduk!"
Prisni disa sekonda, zbuloni lodrën dhe me një ton të animuar thoni: "Ja ku është!" Përsëriteni lojën me pjesën tjetër të lodrave.
Nëse nuk keni lodra afër, thjesht mund të përdorni duart për të mbuluar fytyrën. Ju mund të tërhiqni vëmendjen e foshnjës duke i kënduar një këngë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë zbavitëse ndihmon fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë konjitive dhe aftësitë parashikuese, si dhe konceptin e vazhdimësisë së objekteve. Me këtë lojë, fëmija juaj do të mësojë të eksplorojë gjërat që e rrethojnë.