Luajmë me shqisat tona!
Materialet që ju nevojiten:
- Objekte prej pëlhurash të ndryshme të buta: mëndafsh, lesh, peshqir, pupla etj.
- Objekte me aroma të ndryshme: lule, portokall, parfume etj.
- Tingujt e natyrës.
Çfarë mund të bëni së bashku: Ekspozimi i foshnjës tuaj ndaj stimujve të ndryshëm do të zgjerojë njohuritë e tij/saj për veten dhe botën përreth. Me këtë aktivitet, do jetë e lehtë që ta ekspozoni fëmijën tuaj ndaj stimujve shqisor gjatë momenteve të lira gjatë gjithë ditës.
Nëse jeni në shtëpi, përdorni rroba ose objekte me tekstura të ndryshme. Fërkojini krahët, këmbët dhe barkun e tij/saj butësisht me materialet e lartpërmendura dhe shikoni reagimin e foshnjës tuaj. Nëse është pozitive, mund të vazhdoni të provoni tekstura të ndryshme një nga një.
Mos e mbingarkoni fëmijën tuaj me ndjesi pasi mund të lodhet.
Një mënyrë tjetër për ta ekspozuar atë ndaj stimujve ndijor është të dilni në kopësht ose park, dhe ta lejoni që t'i shohë dhe të nuhasë lulet ose bimët që gjeni.
Në këtë aktivitet duhet të përdorni vetëm objekte dhe tekstura të shëndetshme dhe të sigurta për fëmijën tuaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ekspozimi i fëmijës suaj ndaj përvojave të ndryshme shqisore e ndihmon fëmijën që të krijojë lidhje mendore, të cilat e lejojnë atë të njohë dhe të kuptojë mjedisin rreth tyre.