Mbroni fëmijën tuaj nga mushkonjat
Gjëja më e rëndësishme është të mbroni fëmijën tuaj nga pickimet e mushkonjave.
Kur fëmijët tuaj janë në ambient të hapur, vishini ata me rroba me ngjyra më të hapura, pantallona të gjata, me çorape, bluze me mëngë të gjata.
Vendosni rrjeta kundër mushkonjave në dritare dhe dyer, krevat fëmijësh dhe në karrocën e fëmijës.
Ekzistojnë preparate të ndryshme (largues - repelent) në treg që mbrojnë nga pickimet e mushkonjave. Kur të zgjidhni një, gjithmonë ndiqni moshën e treguar në produkt (jo të gjitha produktet janë të destinuara për fëmijët nën 2 vjeç), datën e skadimit, udhëzimet për përdorim (mos të aplikohet në të gjitha pjesët e trupit, mos aplikoni produktin në lëkurë të dëmtuar dhe të irrituar dhe aplikojeni me masë).
Larguesit (repelentët) vijnë në formën e spërkatësve, xhelit, pecetave të lagura dhe në madhësi të ndryshme; ato janë praktike për udhëtime dhe është mirë që gjithmonë ti keni ato në dispozicion. Është mirë të blini preparate të testuara dhe të regjistruara.
Gjithashtu mund të përdorni pajisje për largimin e mushkonjave. Disa vendosen në prizë, ndërsa të tjerët janë të lëvizshëm (që funksionojnë me bateri) dhe mund të vendosen në karrocën e fëmijës, rroba ose çantë.
Shmangni qëndrimin në natyrë pa mbrojtjen e rekomanduar në periudhën kur mushkonjat janë më aktive, në mbrëmje, afër lumenjve, liqeneve, zonave jo të mirëmbajtura.
Pas pickimit, është mirë të aplikoni një kompresë të ftohtë për disa minuta (një shami, garzë ose peshqir të lagur me ujë të ftohtë, ose një shishe me ujë) dhe pastaj aplikoni një preparat që ka veti qetësuese dhe lehtëson kruarjen.