Mesazh për dikë të veçantë
Materialet që ju nevojiten: Copa të mëdha letre të bardhë (ose me ngjyrë), shkumës me ngjyrë ose lapsa.
Çfarë mund të bëni së bashku: Tregoni fëmijës tuaj që ai/ajo mund të krijojë një fotografi të veçantë për ndonjë anëtar/e të familjes ose shok/shoqe. Sigurohuni që ti tregoni se sa do të lumturohet personi nëse do marrë diçka që ai/ajo e ka punuar vetë. Pastaj uleni fëmijën tuaj dhe jepni letrën dhe disa shkumësa me ngjyra (për këtë moshë më të mirat janë shkumësat më të mëdhenj). Nëse është e nevojshme, tregoni fëmijës se si të bëjë disa shënime. Kur ai/ajo të fillojë inkurajojeni duke i thënë: ''Oh shiko, e bëre një vijë shumë shumë të gjatë. Tani po e shoh që po bën rrethin! Çfarë mund të bësh tjetër?'' Në këtë moshë, mos prisni diçka që duket reale. Me mbështetjen tuaj, fëmija juaj thjesht po eksperimenton.
Kur fëmija juaj të jetë në përfundim të punimit, mund ta shkruani emrin e tij/saj, ta palosni letrën dhe t'ia jepni ndonjë personi të veçantë. Fëmija juaj mund të dëshirojë të përsërisë aktivitetin!
Çfarë po mëson fëmija juaj: ''Shkarravitjet'' si këto janë pikat fillestare të të vizatuarit dhe të shkruarit të mëvonshëm. Fëmija juaj po fiton më shumë kontroll mbi duart e tij/saj dhe po forcon lidhjet ndërmjet trurit të tij/saj (çfarë dëshiron të bëjë) dhe duarve të tij/saj. Me anë të të krijuarit të diçkaje për ndonjë anëtar/e të familjes ose shok/shoqe, fëmija juaj e sheh gjithashtu se ''shkrimi'' mund të përdoret për një qëllim (shkrim-leximi i hershëm), dhe se ai/ajo po bën dikë të lumtur përmes veprimeve të tij/saj (kompetenca shoqërore dhe emocionale).