Mund ta bëj vetë!

Materialet që ju nevojiten: Asnjë 

Çfarë mund të bëni së bashku: Fëmija juaj po bëhet gjithnjë dhe më i/e pavarur. Kjo është emocionuese për të dy ju, por ka disa sfida. Ai/ajo mund të refuzojë të bëjë atë që ju dëshironi, ose ai/ajo mund të dojë që t'i bëni gjërat sipas mënyrës së tij/saj! Kjo është një kohë që kërkon durim dhe disa strategji të zgjuara. Kur fëmija juaj këmbëngul "Mund ta bëj vetë" për diçka shumë të vështirë, ndoshta ju mund ta inkurajoni atë ose atë të bëjë një pjesë të saj, dhe pastaj të ndërhyni që ta përfundoni atë. Koncepte si "Rradha juaj" dhe "rradha ime" mund të ndihmojnë. Ju gjithashtu mund të përdorni fjalët tuaja për të pasqyruar ndjenjat e fëmijës tuaj, të tilla si "Unë e di që ti dëshiron të bëj këtë gjë siç ti po më thua, por nuk mund ta bëj tani. Kjo të zemëron, por le të gjejmë diçka tjetër për të bërë tani dhe mund ta provojmë sërish  më vonë."

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj po mëson të jetë i/e pavarur dhe të shprehë dëshirat e tij/saj. Ky është një hap i rëndësishëm, por jo i lehtë në zhvillimin e tij/saj. Mbështetja juaj graduale do ta ndihmojë fëmijën tuaj të menaxhojë ndjenjat e tij/saj të frustrimit dhe të fillojë të kuptojë nevojat e njerëzve të tjerë.