A mund ta përdorni këtë..?

Materialet që ju nevojiten: Objekte të përditshme me të cilat fëmija juaj është familjarizuar (të tillë si një krehër, një lugë, një furçë dhëmbësh ose një fshesë e vogël etj.)

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj arrin të kuptojë se për çfarë përdoren objekte të ndryshme. Fëmija juaj e mëson këtë duke parë të tjerët në familje, dhe gjithashtu duke u inkurajuar që t'i përdorë vetë këto objekte. Ju mund ta ndihmoni atë! Për shembull, kur visheni në mëngjes mund t'i jepni fëmijës tuaj një krehër dhe t'i thoni: "Ti mund të krehësh flokët e tua!" (ndoshta duke e demonstruar ose duke drejtuar butësisht dorën e fëmijës suaj) "Po, kjo është mënyra si mund ta bësh!" Provojeni këtë me objekte të tjera të përditshme. Inkurajoni fëmijën tuaj nëse e shihni që provon vetë, - “Oh, po përpiqesh të fshish dyshemenë me fshesë.  Tani ti je një djalë/vajzë i/e madh/e!”

Çfarë po mëson fëmija juaj: Të dijë që objektet gjatë rutinës përdoren në mënyrë të caktuar është një hap i rëndësishëm për fëmijën tuaj dhe aftësitë e të menduarit. Ajo ose ai bën lidhje mendore midis një objekti (një furçë dhëmbësh) dhe përdorimit tipik të saj (pastrimi i dhëmbëve) - ky është një hap i madh për një foshnjë. Në të njëjtën kohë, ju mund të pasuroni zhvillimin gjuhësor të fëmijës suaj duke përdorur fjalë për sendet dhe veprimet e përditshme. Argëtohuni së bashku!