Mundohu që ta gjesh!

Materialet që ju nevojiten: lodra të vogla për fëmijën tuaj, për shembull, një top, një arush pellushi ose një kukull. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Para fillimit të aktivitetit përgatisni mjedisin. Uluni në dysheme pranë fëmijës tuaj, merrni një lodër të vogël dhe bisedoni me të për objektin. Pastaj, fshehni lodrën, për shembull: mbrapa një karrigeje ose tavoline. Pyesni fëmijën tuaj, “Ku është lodra jote?” Më pas, gjeni lodrën me të dhe thoni: “Ja ku është!”. Vazhdoni me aktivitetin duke ndryshuar vendin ku fshihni lodrën, çdo herë që e kërkoni atë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ndihmon fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë e të menduarit logjik dhe perceptimin vizual kur ata gjejnë me sukses objektin e fshehur.