Murmuritjet apo zhurmat e zemrës

Murmuritja e zemrës është një zhurmë shtesë në zemër (vec zhurmave normale që dëgjohen nga rrahjet e zemrës). Murmuritjen e zemrës tek fëmijët dhe adoleshentët mund ta shkaktojnë disa faktorë. Murmuritja apo zhurma në zemër nuk nënkupton gjithmonë që fëmija ka probleme ose sëmundje të zemrës.
Body

Shkaqet e murmuritjes apo zhurmave të zemrës tek fëmijët

Gjaku që rrjedh nëpër zemër zakonisht bën një zhurmë të lehtë. Murmuritja e zemrës është një zhurmë shtesë në zemër - frushkullimë ose gumëzhimë. Ka raste kur gjaku nuk qarkullon lehtësisht nëpër zemër.

Shumica e murmuritjeve të zemërs janë jo të dëmshme. Kjo do të thotë se nuk ka asgjë të keqe me zemrën e fëmijës suaj dhe murmuritja zakonisht largohet me kalimin e kohës. Murmurimat jo të dëmshme të zemrës mund  të ndodhin edhe kur fëmija juaj ka temperaturë.

 Mendohet se të paktën gjysma e të gjithë fëmijëve kanë zhurmë jo të dëmshme në zemër. Ato janë lloji më i zakonshëm i murmuritjeve të zemrës tek fëmijët dhe adoleshentët.

Murmuritjet jonormale të zemrës janë nga sëmundjet e zemrës ose probleme të tjera të zemrës si valvulat e dëmtuara të zemrës ose vrimë në ndarëset e zemrës. Këto probleme mund të jenë formuar që para lindjes, pra në shtatzani, mund të diagnostikohen që paralindjes apo pas lindjes por mund të ndodhin edhe më vonë në jetë.

Simptomat e murmuritjes apo zhurmave në zemër tek fëmijët

Nëse fëmija ka murmuritje jo të dëmshme të zemrës, absolutisht nuk ndodh që ai/ajo ka simptoma të sëmundjes së zemrës.

Nëse fëmija ka murmuritje jonormale të zemrës, zakonisht ai/ajo ka simptoma që lidhen me sëmundjen e zemrës. Këto përfshijnë lodhje, gulçim dhe/ose mavijosje të buzëve, gishtërinjve të dorës dhe këmbës. Nëse murmuritja është e pranishme që nga lindja, këto simptoma mund të shfaqen menjëherë ose shpejt pas lindjes.

Murmuritjet e zemrës nuk mund të dëgjohen pa stetoskopin e mjekut.

Kur duhet të vizitohet fëmija tek mjeku për simptomat e murmuritjes apo zhurmave në zemër

Shumica, por jo të gjitha problemet e lidhura me zemrën e foshnjës zbulohen që para lindjes, pas lindjes, ose gjatë javëve të para të jetës së foshnjës, kur pediatri kontrollon të porsalindurin tuaj. 

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me frymëmarrjen ose ngjyrën e fëmijës suaj, duhet të konsultoheni me mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ekzaminimet që kryhen për të gjetur shkakun e murmuritjes apo zhurmave të zemrës

Nëse mjeku shqetësohet për murmuritjet apo zhurmat e zemrës së fëmijës tuaj, ai/ajo mund të kërkojë bërjen e ekos së zemrës, një EKG dhe grafi të kraharorit.

Mjeku mund ta referojë fëmijën tuaj edhe tek mjeku kardiolog pediatër, i cili do të bëjë një vlerësim dhe ekzaminimet e kërkuara.

Trajtimi i murmuritjeve apo zhurmave të zemrës

Murmuritja jo e dëmshme e zemrës nuk ka nevojë për trajtim sepse nuk ka asgjë të keqe me zemrën e fëmijës tuaj. Me rritjen e fëmijës ajo zgjidhet vetë me kohë.

Nëse fëmija ka sëmundje të zemrës, ai/ajo me gjasë ka nevojë për ndonjë lloj trajtimi. Kjo mund të variojë nga ekzaminimi deri tek mjekimi ose operacioni, varësisht nga lloji i sëmundjes dhe rëndesa e saj.