Ndarja e ndjenjave
Materialet që ju nevojiten: Asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj tregon shumë më tepër emocione. Çdo ditë mund të shihni fëmijën tuaj të shprehë entuziazëm, trishtim, frikë ose shqetësim, etj. Gjatë kësaj kohe, mund të vëreni dhe të emërtoni atë që ai/ajo duket se po ndjen: “Dukesh kaq i/e lumtur. Mendoj që je ngazëllyer që do të shohim gjyshen” ose “E shoh që je mërzitur që sot nuk mund të luajmë jashtë. Le të gjejmë diçka për të luajtur brenda derisa shiu të pushojë”. Fëmija juaj mund të vëzhgojë edhe ndjenjat e të tjerëve. Mund ta ndihmoni fëmijën tuaj edhe nëse ai ose ajo nuk e emërton dot emocionin që ndjen: “Po, e shikon që motra është shumë e trishtuar. Ajo po qan. A mund ta ndihmosh të ndihet më mirë? ”
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kur i vëreni, pranoni dhe flisni për ndjenjat e fëmijës suaj, ai/ajo do të fillojë t'i kuptojë dhe t'i shprehë ato më plotësisht. Zhvillimi emocional është një detyrë e rëndësishme në këtë moshë. Empatia për të tjerët është pjesë e kësaj. Duke e ndihmuar fëmijën tuaj që të vëzhgojë dhe të shqetësohet për ndjenjat e të tjerëve, ju po ndihmoni që ai/ajo të bëhet një person i kujdesshëm.