Ndërtimi i marrëdhënieve me edukatorët dhe kujdestarët e qendrave për edukim në fëmijëri të hershme (çerdhet)

Ndërtimi i marrëdhënieve të mira prindër-edukator është një nga mënyrat më të mira për ta mbështetur edukimin e hershëm të fëmijës suaj në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Ju mund të krijoni marrëdhënie duke komunikuar rregullisht me edukatorët e fëmijës tuaj - për shembull, duke i përshëndetur ata çdo ditë. Një marrëdhënie e mirë e bën më të lehtë trajtimin e çështjeve të vështira kur të keni nevojë.
Body

Marrëdhënie të forta me edukatorët dhe kujdestarët e qendrave për edukimin në fëmijërinë e hershme: dobitë

Kur keni marrëdhënie të forta dhe respekt të ndërsjelltë me edukatorët dhe kujdestarët e qendrave për edukim në fëmijëri të hershme, ka shumë përfitime për ju dhe fëmijën tuaj.

Përfitimet për fëmijën tuaj
Si fillim, marrëdhëniet e forta ju vënë në një pozitë të shkëlqyer për t’iu dhënë edukatoreve informacionin e nevojshëm për ta ndihmuar fëmijën tuaj të përfitojë sa më shumë nga qendra e kujdesit për fëmijët.

Marrëdhëniet e forta janë gjithashtu të mira për zhvillimin shoqëror dhe emocional të fëmijës suaj. Nëse keni marrëdhënie pozitive dhe respekt reciprok me edukatorët, kjo i jep fëmijës suaj një “model” të mrekullueshëm se si të jetë dhe të sillet me njerëzit e tjerë. Dhe nëse fëmija juaj sheh këtë lloj marrëdhënie, ai/ajo do të mësojë të veprojë në këtë mënyrë në marrëdhëniet e tij/saj me të tjerët.

Së fundmi, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me edukatorët është një mënyrë për të treguar interes në këtë pjesë të jetës së fëmijës suaj. Dhe kur shfaqni interes, kjo e ndihmon fëmijën tuaj të ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm.

Përfitimet për ju!
Përfitimet e marrëdhënieve të forta me edukatorët në qendrën e kujdesit për fëmijët përfshijnë:

  • ndjenjën se edukatorja është e interesuar dhe ju kupton kur flisni për fëmijën tuaj.
  • ndjenjën e rehatisë për të ngritur shqetësime dhe për të gjetur zgjidhje me edukatorët.
  • të qenit në dijeni se çfarë po ndodh në shërbimin e kujdesit për fëmijët.
  • të qenit në gjendje të ndikoni në programe dhe të ndjeni se opinioni juaj vlerësohet.

Ti vendosni në dijeni fëmijët tuaj, që ju iu besoni edukatorëve të tij/saj është një mënyrë e shkëlqyer për ta ndihmuar atë të vendoset në qendrën e kujdesit për fëmijë. Ju mund të mbani një fotografi të edukatorit/es në frigorifer në shtëpi, si dhe një fotografi tuajën në qendrën e kujdesit për ta ndihmuar fëmijën tuaj të bëjë lidhjen midis dy ambienteve.

Fillimi i marrëdhënieve të forta me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës së kujdesit në fëmijëri të hershme

Ju mund të filloni të krijoni marrëdhënie me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës së kujdesit në fëmijëri të hershme para se fëmija juaj të fillojë të shkojë në të dhe gjithashtu në ditët e para të qëndrimit atje.

Këtu janë dhënë disa ide për t’ju ndihmuar të filloni:

  • Zbuloni se si funksionon shërbimi. Kjo do t’ju ndihmojë të dini se çfarë të prisni dhe të kuptoni perspektivën e edukatores tuaj.
  • Kaloni kohë në grupin e fëmijës tuaj dhe bëhuni pjesë e asaj që po ndodh.
  • Bëjini me dije edukatores se çfarë ju pëlqen në qendër.
  • Pyesni edukatorët se si mund ta përgatitni fëmijën tuaj për dërgim në qendrën e kujdesit për fëmijëve. A ka detyra që fëmija juaj duhet të jetë në gjendje t’i bëjë ose rregulla për të cilat duhet të jetë i vetëdijshëm dhe t’iu përmbahet?
  • Jepuni edukatorëve disa këshilla se si të kujdesen për fëmijën tuaj. Për shembull, “Ina ha më mirë me një lugë” ose “Jurit i pëlqen t’ia gudulisin barkun, kur e ndërron pelenën”.

Komunikimi me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës së kujdesit në fëmijëri të hershme

Sapo fëmija juaj të fillojë kujdesin ndaj fëmijëve, komunikimi me edukatorët dhe kujdestarët në fëmijëri të hershme është çelësi për marrëdhënie të forta.

Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa njohja me edukatorët dhe përshëndetja me ta gjatë dërgimit dhe marrjes së fëmijës. Me kalimin e kohës të gjithë do t’i mësoni dhe mbani mend emrat e njëri-tjetrit.

Kjo hedh bazat për të biseduar me edukatorët për fëmijën tuaj dhe interesat, pëlqimet, mospëlqimet dhe nevojat e veçanta të tij/saj. Kur edukatorët tuaj ta njohin fëmijën tuaj në këtë mënyrë, ata mund ta mbështesin më mirë mësimin dhe zhvillimin e tij/saj dhe t’i ofrojnë kujdes cilësor. Ata janë gjithashtu në një pozitë më të mirë për t’ju bërë me dije, kur fëmija juaj ka pasur një ditë vërtet të mirë ose të keqe në qendrën e kujdesit.

Jo gjithmonë do të jeni në gjendje të flisni me edukatorët ballë për ballë, por mund t’i merrni në telefon, të dërgoni email ose të shkruani shënime.

Dhe mbani mend se edukatorët janë si të gjithë të tjerët - ata do të ndihen mirë nëse iu thoni se po bëjnë një punë të mirë!

Gjërat që edukatorët duan të dinë për fëmijën tuaj
Kujdestarët dhe edukatorët e fëmijës suaj do të duan të dinë për:

  • gjërat për të cilat fëmija juaj është i interesuar në mënyrë që ata ta bëjnë mësimin tërheqës për fëmijën tuaj.
  • gjërat që e bëjnë fëmijën tuaj të lumtur, të mërzitur, të shqetësuar ose të frikësuar në mënyrë që ata të mund ta mbështesin fëmijën tuaj.
  • raste kur njëri nga prindërit e fëmijës suaj është larguar në mënyrë që ata të mund ta qetësojnë fëmijën tuaj.
  • rastet kur ka ndryshime të mëdha në familjen tuaj - një fëmijë i ri, raste vdekje, ndonjë ndarje ose divorc - kështu që ata mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të përshtatet.

Shumica e familjeve kalojnë periudha të vështira në një fazë. Nëse keni probleme në shtëpi, merrni parasysh që të kërkoni nga stafi i programit të fëmijës tuaj informacione ose referim te dikush që mund të ndihmojë.

Kur ka probleme në qendrën e kujdesit të fëmijëve

Ndonjëherë mund të ketë probleme që dëshironi t’i diskutoni me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës për edukim në fëmijërinë e hershme - për shembull, problemet me sendet e humbura ose trajnimin për përdorimin e tualetit nga fëmija juaj. Nëse tashmë keni një marrëdhënie pozitive me edukatorët, këto çështje do të jenë më të lehta për t’u ngritur dhe më të shpejta për t’u zgjidhur.

Shumë probleme do të jenë të lehta për tu zgjidhur me një shënim, email ose një telefonatë, ndonëse disa mund të jenë më serioze. Nëse problemi nuk do të largohet ose është më i ndërlikuar, mund t’ju duhet të punoni në zgjidhjen e atij problemi me edukatoren e fëmijës tuaj.