Ndihmësi im i veçantë
Materialet që ju nevojiten: Objekte të përditshme ose materiale të tjera që i përdorni në jetën e përditshme. Për shembull, rrobat e pastra të palosura; lodra apo objekte të tjera me të cilat ka luajtur fëmija juaj; lugë, gota të pathyeshme ose objekte të tjera për ushqim; materiale që gjenden në kopsht, të tilla si gjethet në tokë.
Çka mund të bëni së bashku: Ftojeni fëmijën tuaj që të bëhet “ndihmësi juaj i veçantë”. Thuaj diçka si “Vërtet më duhet ndihma jote për t`i rregulluar këto çorape. Disa duhet të vendosen në dollapin e motrës së vogël; disa në dollapin tënd. Të lutem, a mund të marrësh këto dhe t’i vendosësh në vendin e vet? Oh, sa ndihmë e madhe je. Faleminderit!"
Ky lloj aktiviteti mund të jetë pjesë e rutinave tuaja çdo ditë, me materiale dhe detyra të ndryshme.
Çfarë mëson fëmija juaj: Fëmija juaj mëson të bashkëpunojë dhe mëson se duke ndihmuar të tjerët e bën të lumtur veten (fëmijën tuaj) dhe të tjerët. Fëmija juaj gjithashtu mëson të ndjek udhëzime të thjeshta dhe mëson emrat e më shumë objekteve. Ajo ose ai mund të jetë duke mësuar se si të rendisë ose grupojë gjërat - për shembull, ju mund t'i kërkoni fëmijës tuaj të gjejë të gjitha çorapet shumë të vogla dhe t'i vendosë në një grumbull dhe çorapet më të mëdha në një grumbull tjetër. Bëjeni këtë detyrë argëtuese dhe miqësore, jo si test.