Ndjekja e udhëzimeve
Materialet që ju nevojiten: një top, një gjethe ose lule, kapele e fëmijës etj.
Çfarë mund të bëni së bashku: Të dilni jashtë! Merrni fëmijën (dhe ndonjë anëtar tjetër të familjes nëse është e mundur) jashtë në kopsht ose në park, apo në ndonjë zonë afër me lojëra. Inkurajoni fëmijën tuaj t'i përdorë aftësitë e tij/saj të reja të ecjes dhe vrapimit për ta shijuar eksplorimin nën mbikëqyrjen tuaj. Pastaj mund të luani lojën e ''ndjekjes së udhëzimeve''. Udhëzoni fëmijën që t'i bëjë dy gjëra në të njëjtën kohë. Për shembull, ''Dion, a mund ta marrësh topin dhe të ma gjuash mua?'' Ndoshta do ju duhet ta bëni me gjeste ose ta demonstroni një ose dy herë. Lavdëroni fëmijën për çdo gjë që bën. Nëse dy udhëzime në të njëjtën kohë duken sfiduese, atëherë luani vetëm me një udhëzim dhe provoni përsëri herën tjetër. Mos ndaloni lojën për sa kohë që fëmija juaj po e shijon atë. Krijoni udhëzime të ndryshme me aktivitete argëtuese: ''A mund të vraposh deri tek babi pastaj të kthehesh tek mami?'' ''A mund ta marrësh topin dhe ta gjuash me rrokullisje deri tek gjyshi?''.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj po mëson të kuptojë dhe të ndjekë udhëzime të thjeshta me dy drejtime. Pasi të rritet fëmija, ai/ajo do jetë në gjendje të ndjekë udhëzime edhe më komplekse, të bëhet gati për në shkollë ose të përfshihet në aktivitete akoma më sfiduese të të mësuarit. Lojërat tuaja argëtuese në shtëpi e stimulojnë zhvillimin kognitiv (arsyetimin) e fëmijës tuaj, si dhe aftësitë e tij/saj gjuhësore dhe komunikuese (kuptimi i udhëzimeve të të tjerëve).