Në gjueti për të grumbulluar!
Materialet që ju nevojiten: lapsa, letër, një çantë shpine.
Çfarë mund të bëni së bashku: Nxitini fëmijët të krijojnë një listë të plotë me gjërat që do gjejnë dhe për të cilat do dalin për "gjueti". Siguroni stilolapsa dhe letër ndërsa flisni për listën së bashku: Në çfarë viti jeni? Ku do të shkoni dhe çfarë ka të ngjarë të gjeni? Nëse është verë, ju mund të shikoni për lulet, trëndafilat, fluturat, bletët dhe gjethet... Për shembull, në dimër, ju mund të shikoni për shkopinj, boçe pishe dhe ketër. Fëmijët mund të kenë dëshirë edhe që t'i vizatojnë idetë e tyre.
Gjuetitë e grumbullimit mund të realizohen për çdo lloj teme. Ju mund të shikoni për stacionin më të afërt të autobusit, dritat e rrugës, stolat dhe shenjat rrugore, ose të bëni një listë të llojeve të ndryshme të transportit në vend. Një shembull tjetër mund të jetë një listë e 'njerëzve që na ndihmojnë ', ku fëmijët mund të gjejnë stacionin lokal të zjarrfikëses, stacionin policor dhe qendrën shëndetësore - një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar fëmijët në lidhje me komunitetin tuaj lokal dhe të përjetojnë një aventurë në të njëjtën kohë!
Pyesni fëmijët se cilën temë ata do të donin për gjuetinë e tyre dhe ku ata preferojnë të shkojnë. Ju mund të bëni edhe një hartë së bashku para se të niseni!
Merrni çantë shpine nëse planifikoni të mbledhni sende nga gjuetia juaj, por mos harroni të merrni vetëm gjëra që kanë rënë tashmë, të tilla si shkopinj, gjethe të rëna dhe boçe pishe. Fëmijët madje mund të bëjnë një kolazh me sendet e tyre të mbledhura kur të ktheheni në shtëpi. Për gjërat që nuk mund të mblidhen, ju mund t'ju bëni fototgrafi. Pse mos t'i bëni foto fluturave, bletëve apo kafshëve të ndryshme që keni vendosur në listë?
Çfarë po mëson fëmija juaj: Gjuetitë e grumbullimit mund të shijohen në çdo kohë të vitit dhe ofrojnë një mënyrë fantastike për të mësuar fëmijët rreth botës natyrore, pasi ju përshtatni aktivitetin me sezonin dhe mjedisin tuaj. Është lojë perfekte për mendjet kurioze dhe aventuriere.