Ne ngjitemi lart së bashku!

Materialet që ju nevojiten: Asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj mund të ketë dëshirë që të ngjitet dhe të zbresë në shkallë (shtëpia juaj mund të mos ketë shkallë, por mbase në ndonjë vend jashtë shtëpisë tuaj ku mund t`i ndihmoni që të ushtrojnë). Sigurohuni që jeni afër fëmijës ndërsa ai/ajo mundohet të ngjisë apo të zbresë shkallët. Në fillim mund të zvarritet dhe më pas të provojë që të ecë duke u mbajtur për dorën tuaj apo në parmakun e shkallëve. Inkurajojeni fëmijën tuaj me një këngë apo brohoritje si: “Ngjitemi së bashku! Mami dhe [emri i fëmijës] po ngjiten shkallëve. Ngjitemi së bashku! Bëjmë një hap, dhe ngjitemi lart! Bëjmë një hap, dhe ngjitemi lart!

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj mëson të koordinojë lëvizjet e këmbëve dhe shputave të tij/saj në mënyrë që përsos një sfidë të re fizike. Nëse shtoni edhe numërimin në këngën apo brohoritjen tuaj (“Një hap i madh! Dy hapa të mëdhenj”, etj.) do të mbështesni edhe zhvillimin e hershëm matematikor të tij/saj.