Një, Dy, Tre dhe qëndrojmë në këmbë!

Materialet që ju nevojiten: lodra të ndryshme ose objekte tërheqëse për fëmijën; divan ose mbajtëse krevati.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Para fillimit të aktivitetit, përgatitni hapësirën me lodrat që do të përdoren. Sigurohuni që dhoma të jetë e qetë dhe pa shpërqendrime.

Para fillimit të aktivitetit, vendosni lodrat ose objektet e zgjedhura në divan ose në krye të shtratit tuaj. Uleni fëmijën në shtrat ose divan dhe tërhiqni vëmendjen e tij/saj tek lodrat në mënyrë që t'i shohë ato dhe të ketë kuriozitet për t'i marrë duke u zvarritur drejt objekteve. Kur ai/ajo të jetë pranë pjesës së përparme të divanit ose krevatit (ku mund të mbahet), ndihmojeni fëmijën tuaj të ngrihet në këmbë fillimisht duke peshuar te gjunjët. Pasi fëmija të ngrihet mbajeni atë nga mbrapa për mbështetje, si dhe inkurajojeni që të shtyjë këmbët më poshtë për të qëndruar në këmbë.

Inkurajoni dhe motivoni fëmijën për çdo përpjekje që bën për të qëndruar në këmbë, dhe në fund të aktivitetit lëreni që ai/ajo të luajë me lodrat në shtrat ose divan. Përsëriteni këtë ushtrim 3 herë në ditë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet i thjeshtë do të ndihmojë fëmijën tuaj të qëndrojë në këmbë me ndihmën tuaj, të forcojë muskujt e këmbëve dhe të përmirësojë koordinimin e tij/saj.