Njohja e sipërfaqeve të ndryshme (teksturave)!

Materialet që ju nevojiten: objekte të ndryshme prej metali, druri, materiale të ndryshme dhe letra. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Vendosni objekte, pëlhura ose letra me sipërfaqe të ndryshme (të butë, të ashpër, të trashë, të lëmuar, të hollë dhe të fortë) dhe uleni fëmijën tuaj në një pozicion ku mund t'i arrijë dhe t'i kapë ato. 

Kur ai/ajo të ketë prekur njërin nga objektet, jepini atij/asaj një tjetër dhe kështu me radhë derisa të përfundojë duke ndjerë të gjithë artikujt dhe sipërfaqet e tyre. Ky aktivitet i mundëson fëmijës që të përdorë shqisat dhe po kontribuon në zhvillimin e trurit të tij/saj. Për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, fëmija juaj ka nevojë për vëmendje, ndjeshmëri dhe stimulim; sidomos të shqisës së prekjes sepse nxit neuronet përgjegjëse për zhvillimin e mirë motorik dhe konjitiv. 

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Nëpërmjet këtij aktiviteti, fëmija juaj mëson të dallojë objekte dhe sipërfaqe të ndryshme duke përmirësuar shqisën e prekjes.