Pezmatimi i laringut dhe trakesë te fëmijët (Laringotrakeobronkitis)
Simptomat e pezmatimit të laringut dhe trakesë te fëmijët
Pezmatimi i laringut dhe trakesë te fëmijët mund të shoqërohet me simptoma të ftohjes siç është rrjedhja e hundës, dhimbja e fytit, ethet dhe djegia e fytit. Nëse fëmija ma ka pezmatim të laringut dhe trakesë, ai do të zhvillojë një kollë të ashpër dhe të rëndë, ndonjëherë një zë të ngjirur, pastaj frymëmarrje të zëshme, e cila quhet stridor.
Frymëmarrja e zëshme dhe kolla zakonisht janë më të këqija gjatë natës. Gjithashtu, mund të keqësohen nëse fëmija është i shqetësuar. Te shumica e fëmijëve, simptomat përmirësohen gjatë disa ditëve e pastaj zhduken.
Te disa fëmijë, pezmatimi i laringut dhe trakesë është më i rëndë dhe shkakton probleme me frymëmarrjen. Në këtë rast, fëmija ka nevojë për kujdes urgjent mjekësor, dhe ndonjëherë vëzhgim dhe trajtim në spital.
Shenjat e zakonshme të fëmijës tuaj që kanë probleme me frymëmarrjen përfshijnë:
- Lëkura (ose muskujt) rreth brinjëve të fëmijës tuaj dhe nën gji tkurret, kur merr frymë.
- Ndezja e hundëve të fëmijës tuaj.
- Fëmija juaj është i shqetësuar dhe ka probleme me të ushqyerit dhe pijen.
- Fëmija juaj nuk do të shtrihet.
Stridori
Stridori është një tingull i fortë dhe i rëndë, që shfaqet kur fëmija merr frymë. Zakonisht është një shenjë se ka një bllokim ose ngushtim në kanalin e frymëmarrjes.
Gjithashtu stridori i rëndë herë pas here shkaktohet nga një gjendje e quajtur epiglotitis. Ajo mund të shkaktohet edhe nga një objekt i huaj i thithur.
Kur ta vizitoni mjekun për simptomat e pezmatimit të laringut dhe trakesë?
Ju duhet ta dërgoni fëmijën tuaj për kontroll te mjeku i përgjithshëm, nëse vëreni një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme:
- Fëmija juaj ka probleme me frymëmarrjen.
- Ju mund të dëgjoni lehtë frymëmarrjen e zhurmshme të fëmijës tuaj, edhe kur ai është duke pushuar i qetë.
- Gjoksi i fëmijës tuaj tkurret kur merr frymë.
- Fëmija juaj ka probleme me gëlltitjen.
Është gjithmonë një ide e mirë që fëmija juaj ta vizitojë mjekun nëse keni ndonjë shqetësim për frymëmarrjen e tij.
Nëse buzët e fëmijës marrin ngjyrën blu ose nëse fëmija duket shumë i sëmurë, i zbehtë dhe i përgjumë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, duke e thirrur ambulancën. Pezmatimi i rëndë i laringut dhe trakesë kërkon kujdes mjekësor urgjent si dhe mjekim dhe vëzhgim nga afër në spital.
Testet për pezmatimi i laringut dhe trakesë
Mjeku juaj do ta diagnostikojë pezmatimin e laringut dhe trakesë, pasi ta merr historinë e fëmijës tuaj dhe ta kontrollojë atë.
Mjekimi për pezmatim të laringut dhe trakesë
Shumica e fëmijëve me pezmatim të laringut dhe trakesë nuk kanë nevojë për mjekim. Ju mund t'i menaxhoni simptomat pikërisht në të njëjtën mënyrë si për një të ftohtë.
Është e rëndësishme të përpiqeni dhe ta mbani fëmijën tuaj të qetë, sepse fëmija juaj mund të ketë më shumë vështirësi me frymëmarrje nëse është i mërzitur, frikësuar apo e stresuar.
Pezmatimi i laringut dhe trakesë më së shpeshti shkaktohet nga një virus, kështu që antibiotikët nuk do kryejnë punë. Antibiotikët i trajtojnë vetëm infeksionet bakteriale.
Terapia me avull, duke përfshirë përdorimin e avulluesve, nuk ndihmon në trajtimin e pezmatimit të laringut dhe trakesë dhe më nuk rekomandohet.
Fëmija juaj mund të ketë nevojë për një terapi të shkurtër orale të prednisolone ose dexamethasone (steroide) nëse ai ka simptoma më të rënda. Ky trajtim mund t’i zvogëlojë shpejt simptomat e fëmijës suaj, duke ndihmuar në reduktimin e ënjtjes në kanalet e frymëmarrjes.
Disa fëmijë me pezmatim të laringut dhe trakesë duhet të shkojnë në spital për t’u kontrolluar, për t’u siguruar që të mos bllokohen kanalet e tyre të frymëmarrjes. Kur është në spital, fëmija mund të merr fillimisht adrenalinë në formën e avullit (adrenalinë si avull). Kjo e zvogëlon shumë shpejt ënjtjen e kanaleve të frymëmarrjes, ndërsa steroidet veprojnë më tej.
Parandalimi
Për ta minimizuar përhapjen e virusit që shkakton pezmatimin e laringut dhe trakesë së fëmijës tuaj, mos e dërgoni fëmijën tuaj qendra të kujdesit të fëmijës, në entet parashkollore ose shkolla, derisa ai është i sëmurë.
Meqenëse nganjëherë pezmatimi i laringut dhe trakesë mund të shkaktohet nga virusi i gripit, vaksina kundër gripit mund të zvogëlojë mundësinë që fëmija juaj të zhvillojë pezmatim të laringut dhe trakesë.