Nënat e reja: javët e para pas lindjes

Në javët e para, pushoni sa herë që të mundeni dhe jepini kohë vetes për të njohur fëmijën tuaj, në mënyrë që të kuptoni se ku dhe për çfarë ju nevojitet ndihmë në javët pas lindjes. Një mami nga qendra e shërbimit familjar, zakonisht, do t'ju vizitojë në shtëpi. Nëse keni probleme me ushqyerjen me gji, kërkoni këshilla. Shumë gra përjetojnë depresion të lehtë disa ditë pas lindjes. Nëse ndjenja e depresionit nuk zhduket, kërkoni ndihmë.
Body

Pas lindjes: situata të pritshme, me te cilat mund të përballen nënat e reja

Nëse keni lindur në maternitet, ju dhe foshnja juaj duhet të qëndroni aty për të paktën 24 orë.

Nëse gjendja juaj shëndetësore është e mirë, mund të jeni gati për të shkuar në shtëpi më herët. Për çfarëdo që të vendosni, duhet të komunikoni me mjekun tuaj.

Qëndrimi juaj në maternitet mund të jetë më i gjatë në varësi të gjendjes tuaj shëndetësore si: foshnja juaj ka nevojë për kujdes të mëtejshëm; nëse keni bërë lindje të parakohshme, të sforcuar ose lindje çezariane. Në këto situata mund të qëndroni në spital për rreth 2-5 ditë.

Nëse foshnja juaj ka lindur para kohe, do t'i duhet të qëndrojë më gjatë në maternitet në njësinë e kujdesit intensiv neonatal ose në pavijonin e kujdesit të veçantë.

Para se të largoheni nga materniteti

Është e rëndësishme, që para se të largoheni nga materniteti, të dini si të kujdeseni për veten dhe foshnjën tuaj dhe për mbështetjen për të cilën keni nevojë në javët e para. Para se të dilni nga materniteti, ju ose partnerit mund t’ju lindin pyetje si:

  • Kë duhet të kontaktoni për mbështetjen e ushqyerjes me gji
  • Ku të shkoni për kontrollin tuaj gjashtëjavor
  • Nëse mund të ngisni makinën, të ngrini pesha apo mbani gjëra të rënda,
  • kur dhe ku të shkoni për të hequr qepjet e jashtme (nëse keni),
  • Nëse materniteti ka një konsulent apo fizioterapist për shëndetin e grave dhe si të kontaktoni me këta profesionistë.

Ju gjithashtu mund të pyesni edhe për kujdesin për të sapolindurin. Është mirë të dini disa gjëra si:

  • sa ushqim ka nevojë i sapolinduri dhe për sa kohë mund ta marrë ushqimin,
  • si t'i njohësh sinjalet e foshnjës nëse është ngopur dhe a ndihet i qetë,
  • kujt t’i telefononi nëse ju apo i saploinduri sëmureni
  • si të kontaktoni me maminë që mund t’ju vizitojë në shtëpi dhe si mund t'ju ndihmojë ajo.

Mjeku juaj do t'ju japë këtë informacion si pjesë e udhëzimeve për kujdesin ndaj jush.

Do të ishte mirë, t’i kërkonit ndihmë miqve ose familjarëve për situata praktike si larja e rrobave të bebit, blerja e pecetave të pastrimit dhe konsumimi i ushqimeve të shëndetshme.

Gjendja emocionale në javën e parë pas lindjes

Pavarësisht nëse keni lindur në shtëpi apo në maternitet, trupi juaj ka duruar shumë. Lajmi i mirë është se do të filloni të rimerrni veten, do t’i përballoni dhembjet dhe do ta kaloni stuatën e parehatshme.

Pjesa më e madhe e grave ndihen të lodhura dhe të dërrmuara pas lindjes. Ato mund të ndihen të lehtësuara, të lumtura, të frikësuara dhe të lumtura njëkohësisht. Mund të ndihen të lodhura dhe në gjendje ankthi 3-5 ditë pas lindjes. 

Për të kaluar këtë situatë, do të ishte mirë të ndanit me partnerin tuaj shqetësimet dhe gjendjen emocionale, gjë e cila do ju ndihmon të dyve të jeni të vetëdijshëm për ndryshimet e humorit dhe për kohëzgjatjen e tyre.

Gradualisht, do të filloni të ndiheni më mirë pas një ose dy javësh. Nëse gjendja e depresionit të lehtë nuk zhduket, është e rëndësishme të kërkohet këshillim psikologjik, psikoterapi ose trajtim mjekësor. Një në çdo shtatë gra, kalojnë depresion pas lindjes. Kur gratë e marrin herët ndihmën, zakonisht shërohen plotësisht prej tij.

Vizitat në shtëpi nga një mami

Zakonisht, nënat e reja vizitohen nga mamitë pas daljes nga materniteti. Ato do të kontrollojnë shëndetin e nënës dhe foshnjës dhe do t'u përgjigjen pyetjeve që ato do të donin t’i bënin. Disa nëna të reja zgjedhin, gjithashtu, të konsultohen me mjekë të qendrave shëndetësore private.

Të mësojmë ushqyerjen me gji

Ndonjëherë ushqyerja me gji mund të jetë e vështirë për nënat e reja, por gjetja e teknikës së duhur sjell gjithë ndryshimin. Ajo mund të ndihmojë për të pasur sa më shumë kontakt midis nënës dhe foshnjës, trup mëë trup. Është e rëndësishme ta mbani pranë vetes foshnjën tuaj në orët dhe ditët e para.

Është normale që ju duhen disa javë për ta ushqyer me besim foshnjën tuaj.

Nëse keni ndonjë problem me ushqyerjen me gji, flisni me mjekun ose maminë. 

Kujdesi për të porsalindurin

Nëse je bërë nënë për herë të parë, ka shumë gjëra për të mësuar rreth kujdesit për foshnjën tënde. Për shembull, ndoshta do të duhet të mësosh mbi:

  • ushqyerjen me gji,
  • pecetat që duhen përdorur për pastrimin e fëmijës,
  • larjen e fëmijës,
  • krijimin e një rutine për të foshnjën,
  • gjumin e rehatshëm për fëmijën.

Merreni shtruar

Ndonjëherë, një ditë e mirë mund të jetë të ushqeni dhe rehatoni foshnjën tuaj, të zhvisheni dhe bëni një dush. Kjo është krejtësisht në rregull. Përpiqu të pushosh sa herë që mundesh dhe jepi kohë vetes që të njohësh foshnjën tënde.

Rekomandohet gjithashtu, të kesh pranë dikë që i beson dhe të mbështet në ditët e para – për shembull, partneri, një familjar apo një mikeshë. Nëse nuk jeni nënë për herë të parë, është gjithashtu mirë të kesh mbështetje, sidomos nëse ke fëmijë të tjerë për t'u kujdesur.

Ngrënia dhe pirja

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të gjeni kohë për të gatuar një vakt të shëndetshëm edhe pse e dini që ngrënia e ushqimeve dhe e pijeve të shëndetshme janë të rëndësishme. Nëse miqtë dhe familja ofrohen që të gatuajnë për ty, pranoji. Ju mund të blini vakte të përgatitura, supëra dhe sallata për ditët kur koha nuk është në favorin tuaj.

Vizitorët

Familja dhe miqtë do të jenë të emocionuar të të shohin ty dhe fëmijën tënd. Ata do të duan të të vizitojnë në shtëpi.

Duhet t’i tregoni kohën dhe mënyrën e pranimit të vizitorëve. Për shembull, Ju mund të mos pranoni vizitorë në praninë e të cilëve nuk ndiheni mirë. Gjithashtu është e rëndësishme që fëmijët e tjerë dhe familjarët e ngushtë, të jenë të gatshëm dhe sterilizuar para se të takojnë foshnjën.

Disa nëna të reja, lënë  partnerët e tyre të merren me menaxhimin e vizitorëve. Për shembull, ata mund t'u kërkojnë familjarëve dhe miqve që të vijnë një në dy vetë ose të presin disa ditë para se t'ju vizitojnë.

Vendosja në dorezën e derës e një sinjali si “Mos më Shqetësoni” apo dërgimi i një mesazhi zanor, fikja e telefonit/apo zgjedhja e sinjalit pa zë, do të ishte një zgjidhje e mirë.

Prindërit e tjerë mund të jenë një burim i madh ndihme dhe mbështetjeje. Nëse i bashkoheni një grupi nënash duke i takuar ose në platformat online, mund të ndani ide dhe përvoja me nëna të tjera të reja.