Diarreja
Çfarë është diarreja?
Jashtëqitja e bebes me diarre është e ujshme, e shpeshtë, prandaj trupi humbet ujë. Zakonisht kur nuk është sëmurë trupi humbet ujë me jashtëqitje, urinim, djersë dhe frymëmarrje, por e plotëson atë duke marrë ujë të pijshëm, lëngje apo ushqim.
Simptomat e diarresë
Nëse fëmija juaj ka diarre, ai/ajo do të ketë jashtëqitje të hollë, të shpeshtë ose të lëngshme. Ngjyra e jashtëqitjes mund të jetë ngjyrë kafe në të gjelbërt, dhe mund të hetoni copëza të vogla të ushqimit në jashtëqitje.
Simptoma të tjera që mund të vijnë me diarre përfshijnë dhimbje barku ose ngërçe, fryrje, të përziera, të vjella ose ethe.
Diarreja mund çojë në dehidratim, që mund të jetë një problem serioz.
A ka nevojë fëmija juaj për të vizituar mjekun për shkak të diarresë?
Nëse fëmija juaj është më i vogël se tre muaj dhe ka diarre, gjithmonë vizitoni mjekun.
Gjithashtu është mirë të vizitoni mjekun nëse fëmija juaj:
- ka diarre kronike (të zgjatur në kohë);
- ka gjak në jashtëqitjen e tij/saj;
- po humbet peshë.
Dërgojeni menjëherë fëmijën në urgjencën e spitalit nëse ka diarre dhe:
- tregon shenja të dehidratimit - d.m.th, nëse nuk mundet të urinojë, ose është i/e zbehtë, ka sy të nxirë, duar dhe këmbë të ftohta, është i/e përgjumur ose nevrikoset lehtësisht;
- ka të vjella, dhimbje të forta barku ose dhimbje barku që nuk ndalojnë;
- jeni të shqetësuar se fëmija nuk po ndihet mirë.
Ju e njihni më së miri fëmijën tuaj, kështu që besojini instikteve tuaja nëse ju duket se fëmija nuk po ndihet mirë. Shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka sëmundje të rëndë që kërkon kujdes urgjent mjekësor përfshijnë dhimbje të mëdha, përgjumje, lëkurë të zbehtë ose të kaltër, dehidratim, frymëmarrje të vështirë, konvulsione dhe reagim të dobësuar.
Analiza për diarrenë
Nëse diarreja shkaktohet nga ndonjë virus, bakterie ose parazit specifik, analiza e jashtëqitjes së fëmijës mund të tregojë se ku është problemi.
Nëse diarreja është kronike, mjeku mund të urdhërojë disa analiza gjaku dhe analiza të feçeve për të kërkuar shkaqe të tjera.
Trajtimi për diarrenë
Lëngjet
Gjëja më e rëndësishme është të siguroheni se fëmija juaj ka mjaftueshëm për të pirë.
Jepini fëmijës suaj shpesh sasi të vogla për të pirë - për shembull çdo 15 minuta. Është më mirë të përdorni një lëng ri-hidratues oral si Gastrolyte®, Hydralyte™, Pedialyte® or Repalyte®. Këto mund t'i blini pa recetë në farmaci.
Nëse nuk mund të merrni solucionin ri-hidratues oral, mund të përdorni limonadë të holluar, lëngje kordiale ose të frutave. Limonada, lëngu i ëmbël ose lëngu i frutave me fortësi të plotë mund ta përkeqësojnë diarrenë, prandaj mos ia jepni fëmijës suaj.
Nëse sapo keni filluar ta ushqeni fëmijën me gji, rrisni numrin e herëve që e ushqeni atë. Gjithashtu midis vakteve mund t'i jepni solucion ekstra hidratues oral fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj ushqehet me shishe, në 24 orët e para jepini lëngun hidratues oral dhe pastaj kthejuni formulës së plotë me vakte më të vogla dhe më të shpeshta. Ende mund t'i jepni lëngje shtesë midis vakteve.
Ushqimi
Fëmija mund të refuzojë që të fillojë me ushqim. Nëse fëmija është i uritur, ofrojini çfarëdo që dëshiron të hajë. Mos e ndaloni ushqimin për më shumë se 24 orë.
Trajtime shtesë
Nëse fëmija juaj është shumë i/e dehitratuar ose ka të vjellë duhet të dërgohet në spital. Mos e trajtoni fëmijën me ilaçe kundër diarresë. Nuk ka dëshmi që tregojnë se këto trajtime funksionojnë. Ndoshta fëmija nuk ka nevojë për antibiotikë, por mjeku do t'ju tregojë për opsionet më të mira të trajtimit për fëmijën.
Parandalimi i diarresë
Nëse fëmija ka pasur gastroenterit dhe diarre, ju mund të ndihmoni në parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni duke u siguruar që të gjithë në familje i pastrojnë duart rregullisht dhe nuk i përdorin të njëjtat shishe të pijeve, gota ose enë të ushqimit.
Është më mirë ta mbani fëmijën tuaj larg fëmijëve të tjerë dhe shkollës ose kujdesit për fëmijët derisa të mos ketë diarre për të paktën 24 orë.
Diarre kronike (e zgjatur)
Diarreja kronike mund të shkaktohet nga:
- llojet e intolerancës së laktozës (përbërësi i sheqerit në qumësht)
- infeksione parazite si Giardia
- sëmundje koeliake
- intoleranca ushqimore
- sindroma e zorrëve të irritueshme
- kushte të tjera më pak të zakonshme si sëmundjet inflamuese të zorrëve.
Mos harroni: Për të gjitha rastet duhet të konsultoheni me mjekun e fëmijës dhe të ndiqni këshillat profesionale që do ju sugjerojë.