Reduktimi i rrezikut për Vdekje të Papritur dhe aksidente fatale gjatë gjumit: ilustrim me fotografi
Fjetje e sigurt: vendosni foshnjat në shpinë për të fjetur
Pozicioni i duhur për të fjeturI1
Vendoseni fëmijën tuaj të flejë në shpinë. Kjo zvogëlon rrezikun e Vdekjes së Papritur në Foshnjëri duke përfshirë dhe aksidentet fatale të gjumit.
Pozicioni i gabuar për gjumin e foshnjës.2
Mos e vendosni fëmijën tuaj në bark për të fjetur. Foshnjat që flenë me bark janë në rrezik më të madh për Vdekje të Papritur..
Pozicion i gabuar për gjumin e foshnjës. 3
Mos e vendosni fëmijën tuaj të fjejë në pozicion anash. Foshnjat që flenë anash janë në rrezik më të madh për Vdekje të Papritur.
Ambient i sigurt për gjumë
Pozicioni i saktë për të fjetur në krevat fëmijësh.I4
Përdorni një dyshek të sheshtë, të fortë dhe që i përshtatet mirë krevatit. Vendosni këmbët e foshnjës në fund të krevatit dhe futini çarçafët mirë nën dyshek. Mbajeni foshnjën me krevatin e saj në dhomën tuaj për 6-12 muajt e parë.
Krevat fëmijësh i pozicionuar keq I5
Mos përdorni jorganë, mbulesë të leshtë, jastëkë, lodra të buta, ose çdo gjë që mund të mbulojë kokën e foshnjës tuaj. Mos e lini fëmijën të flejë në divan ose kolltuk.
Reduktimi i rrezikut për Vdekje të Papritur: ushqeni me gji, shmangni mbinxehjen, mos pini duhan
Nëna që ushqen me gji foshnjën e saj.I6
Nëse mundeni, ushqeni me gji fëmijën tuaj në gjashtë muajt e parë të lindjes. Ushqyerja me gji zvogëlon rrezikun e Vdekjes së Papritur.
Foshnja e veshur për të fjetur.7
Mos e veshni trashë fëmijën tuaj. Mbani fytyrën dhe kokën e foshnjës të zbuluar. Mbinxehja është një rrezik për Vdekje të Papritur.
Pirja e duhanit në prani të foshnjës duke fjetur.I8
Mos pini duhan gjatë shtatzënisë ose në një mjedis ku qëndron foshnja. Tymi është një rrezik për Vdekjen e Papritur të foshnjave. Nëse është e vështirë të lini duhanin, kërkoni ndihmë.