Ushtrime për përdorimin e tualetit: ilustrim me fotografi
Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të jetë gati për ushtrime për përdorimin e tualetit
Nëse fëmija juaj ka pelena të thata deri në dy orë dhe e di se është duke urinuar ose kryer jashtëqitje, ai/ajo mund të jetë gati për ushtrime për përdorimin e tualetit. Është e dobishme nëse ai/ajo mund të tërheqë pantallonat e tij/saj lart e poshtë.
Fëmija juaj mund të jetë gjithashtu gati nëse është i/e interesuar për tualetin dhe dëshiron t'ju shikojë duke e përdorur atë. Ai/ajo mund t'ju tregojë nëse në pelenën e tij/saj ka urinë ose jashtëqitje.
Fëmija juaj mund të përdorë mbathje ose pantallona stërvitje gjatë ditës. Ai/ajo mund të përdorë pelenë kur nuk mund të shkojë lehtësisht në tualet, ose gjatë gjumit të ditës dhe të natës.
Ushtrime për përdorimin e tualetit – gjërat themelore
Visheni fëmijën tuaj me rroba që hiqen lehtë, si pantallonat me brez elastik.
Shikoni për shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë nevojë të përdorë tualetin. Ai/ajo mund të tundet ose të mbajë dorën mes këmbëve. Nxiteni me butësi që të ulet në tualet gjatë ditës.
Uleni fëmijën tuaj në tualet kur ka të ngjarë të kryejë jashtëqitje - për shembull, rreth 30 minuta pas një vakti. Rreth 3-5 minuta është e mjaftueshme që fëmija juaj të ulet në tualet.
Zakone të mira të përdorimit të tualetit
Uleni fëmijën tuaj rehat në tualet. Qëndrimi ulur me shputat dhe këmbët e hapura dhe duke u përkulur përpara me një shpinë të drejtë, do ta ndihmojë atë të kryejë urinën dhe jashtëqitjen. Ai/ajo mund të përdorë një stol për të mbështetur këmbët e tij/saj.
Fshini të pasmet e fëmijës tuaj ose ndihmoni me fshirjen. Kërkojini të përkulet përpara. Gjithmonë fshijeni nga përpara-mbrapa. Nëse fëmija juaj nuk shkon në tualet dhe kryen urinën ose jashtëqitjen në dysheme, thjesht pastrojeni atë pa zhurmë ose koment.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të lajë duart dhe më pas lavdërojeni atë. Nëse jeni të shqetësuar për përdorimin e tualetit nga fëmija juaj, flisni me profesionistin tuaj shëndetësor.