Si t'i bëjmë një masazh foshnjës?

Masazhi mund të jetë qetësues për foshnjat. Sigurohuni që dhoma është e ngrohtë, fëmija juaj është i/e qetë, ka pushuar mirë dhe vigjilent/e, si dhe ju jeni të relaksuar. Provoni t’i bëni masazh pas gjumit, kur ia ndërroni rrobat, kur është në krevat fëmijësh, ose pasi ta lani. Mund të bëni masazh për 10-30 minuta.

Vendosni në duart tuaja të ngrohta disa pika vaj masazhi për foshnja ose krem sorbolen dhe masazhoni shputat e këmbëve të foshnjës. Përdorni goditje të forta, të buta, të ngadalta nga thembra deri te gishti. Gjithmonë mbajeni njërën dorë mbi fëmijën. Nëse shihni shenja të reaksionit alergjik ndaj vajit, fshijeni atë dhe vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm.

Bëni goditje të gjata të qetë në këmbën e foshnjës. Bëni masazh nga kyçi i këmbës deri në kofshë dhe mbi ije. Bëni masazh në të dy këmbët në të njëjtën kohë ose një nga një. Shmangni zonën gjenitale. Mbajeni këmbën e foshnjës nën gju dhe shtypeni butësisht drejt barkut për të ndihmuar në lëshimin e gazrave.
Masazhimi i pjesës së sipërme të trupit për foshnjat

Filloni masazhin me duar në pjesën e sipërme të trupit në shpatullat e foshnjës. Bëni goditje të buta në drejtim të gjoksit.

Bëjini masazh krahëve të foshnjës duke i ledhatuar nga shpatullat poshtë drejt kyçeve. Mundohuni të mos i bëni me vaj duart e foshnjës. Nëse e bëni këtë, fshijani gishtat para se ai/ajo t’i thithë ato.

Nëse barku i foshnjës duket i butë, bëjini masazh me goditje rrethore në drejtim të orës. Nëse foshnja nuk ndjehet rehat, kaloni në hapin tjetër. Shmangni zonën e kërthizës së barkut, nëse nuk është shëruar kërthiza e foshnjës. Mos bëni presion në zonën midis thithkave dhe barkut të foshnjës.
Masazh për fytyrën dhe shpinën për foshnjat

Përdorni shputat e gishtave për t’i bërë masazh foshnjës në fytyrë. Lëvizni nga mesi i ballit të foshnjës, poshtë pjesës së jashtme të fytyrës së tij/saj dhe drejt faqeve. Bëni masazh lëkurës së kokës në rrathë të vogla.

Përdorni një prekje qetësuese. Ndaloni masazhin nëse fëmija juaj nuk ndjehet rehat. Shmangni masazhin nëse jeni shumë i/e tensionuar, ose nëse fëmija juaj është i/e mërzitur. Përkujdesuni që thonjtë tuaj të jenë të shkurtër.

Nëse foshnja është akoma i/e relaksuar, kur të mbaroni së fërkuari pjesën e përparme të trupit të tij/saj, mund ta ktheni në bark dhe të përdorni goditje të gjata dhe të lëmuara nga koka deri te këmbët.